Futboll Premier League Sport

Emery “çmend” tifozët/ Aubameyang dhe Lacazette nuk luajnë bashkë tek ARSENALI

Unai Emery nuk do të aktivizojë si titullarë në formacionin e Arsenal njëherësh Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang, të paktën jo për momentin. Trajneri spanjoll, që është në kërkim të pikëve të para në Premier League, pas disfatave në ndeshjet ndaj Manchester City dhe Chelsea, konfirmoi të enjten se ai preferon të lërë skuadrën e tij të ambientohet, përpara se të bëjë ndryshime në formacion. Lacazette ka qenë i detyruar që në të dy ndeshjet të aktivizohet si zëvendësues nga pankina, ndërkohë që Aubameyang ka hasur vështirësi të gjejë golin përballë portës, duke shpërdoruar dy shanse të arta kundër Chelsea.

Ndërkohë që tifozët janë të dëshpëruar të shohin në sulmin e Topçinjve dyshen Lacazette-Aubameyang në ndeshjen e të shtunës ndaj West Ham, trajneri Emery nuk mendon se ajo do të ishte zgjidhja e duhur. “Për momentin ata të dy nuk do të luajnë bashkë njëherësh që nga fillimi. Për momentin mendoj se ne duhet të kemi kontrollin dhe administrimin, me pozicionimin në fushë, me më shumë futbollistë nga brenda. Pas këtij zotërimi, për të realizuar momentet e sulmit dhe ato të mbrojtjes, në balancë. Por, është një mundësi të vazhdojmë në progresin tonë, dhe në një tjetër moment gjithashtu të tentojmë të luajmë me dy bombera. Mund ta bëjmë, por jo në këtë moment”, deklaroi trajneri Emery.

Related posts

Joachim Low, zgjedhja e parë për pankinën e Arsenal

Q.Autor

MULLER dhe KROOS për REKORD në aktivizime, por MATEUS është shumë larg

Isa.Autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ KUKËSIT/ Tifozat e “Demave” reagojnë për çmimin e biletave: S’ka askush që ne na…

Delo.autor

Leave a Comment