Futboll La Liga Sport

E ARDHMJA E FUTBOLLIT BOTËROR/ Barcelona merr 19-vjeçarin që magjeps me TALENTIN…

Afrika mund të ketë dështuar në Rusi 2018, por mes lojtarëve të Kontinentit të Zi që kanë luajtur në Kupën e Botës ka nga ata që e kanë fituar botërorin e tyre. Nga ana tjetër, marrja e një telefonate nga një prej klubeve më prestigjioz të botës nuk është aq ndryshe nga ngritja e trofeut, veçanërisht kur je vetëm 19 vjeç.

Ky është rasti i senegalezit Moussa Wague, që, siç ka bërë të ditur Sport, është prezantuar në qendrën stërvitore të Barcelona-s për të zhvilluar vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar marrëveshjen që do ta transferojë te katalanasit. Një hap shumë i madh nga Pro League belge te La Liga, pa harruar se tani do të ndajë dhomat e zhveshjes me njëfarë Leo Messi.

Sigurisht, KAS Eupen, skuadra eWague, priste ndonjë ofertë pas paraqitjes së mirë të bërë nga mbrojtësi i krahut në Botëror. Por, ndoshta, as drejtuesi më optimist nuk do të kishte guxuar të mendonte se për të do të vihej në lëvizje Barcelona. Por katalanasit kanë dashur të djegin konkurrencën, duke siguruar këtë djalosh, i cili ka luajtur 13 ndeshje deri tani me kombëtaren. Nga ana tjetër, pozicioni i mbrojtësit të djathtë është nga problemet e skuadrës së Valverde pas largimit të Dani Alves.

Ideja, nga ajo që ka shkruar e përditshmja spanjolle, është ajo që Wague të luajë me ekipin e dytë dhe të parë, të paktën deri në dhjetor, në mënyrë që të fitojë eksperiencë. Gjithsesi, duket e vështirë që të lihet jashtë ekipit të parë një lojtarë që ka luajtur tri ndeshje dhe ka shënuar një gol në Botëror. Realizimi kundër Japonisë e ka bërë atë golashënuesin më të ri afrikan në historinë e Kupës së Botës. Tani, detyra eWague është të marrë krahun e djathtë të Barcelona-s. Një detyrë e vështirë, por jo e pamundur. Trajneri Valverde, në fakt, mendon të zhvendosë Sergi Roberto në mesfushë dhe në këtë pikë, 19-vjeçari mund të parakalojë Semedo-n, i cili nuk ka bindur në sezonin e kaluar.

Related posts

NDIZET ALARMI/ Telashe për Barcelonën, dëmtohet ylli Braithwaite dhe pritet të qëndrojë jashtë fushe për…

Delo.autor

Rikthehet baraspesha në Laç, Rezhinaldo ndëshkon Skënderbeun (Video)

Sadik.Autor

PRITET TË NISË NJË AVENTURË TË RE/ Ja momenti kur Ronaldo largohet nga qendra stërvitore e Juventus-it (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment