Futboll Sport

PAS U SHPALL KAMPION I EUROPËS/ Trajneri Mancini: Nuk kam fjalë, djemtë ishin të mrekullueshëm

Natyrisht të gjitha meritat për triumfin e Italisë i takojnë arkitektit të ‘’axurrëve’’ trajnerit Roberto Mançini.

E mori Italinë përtokë, ku nuk kishte mundur të kualifikohej dot në Botërorin e 2018 dhe e shpalli kampione Europe. Pas ndeshjes Mançini u ndal të fliste shkurt për mediat duke mos e fshehur gëzimin.

‘’Djemtë ishin të mrekullueshëm. Ky triumf ishte shumë i rëndësishëm për të gjithë italianët dhe të gjithë tifozët tanë. Jemi shumë të kënaqur. Shpresoj të festojnë dhe në rrugë. Jam shumë i kënaqur me këta djem.

Nuk kam fjalë për ta, ky është një grup i mrekullueshëm. Ndeshja u bë shumë e vështirë për shkak të rrjedhës që mori, por pastaj ne dominuam. Pastaj në penallti duhet të keni pak fat dhe më vjen keq edhe për anglezët. Ekipi është rritur shumë, unë mendoj se si mund të përmirësohemi akoma.

Përqafimi me Vialin? Me Vialin është një miqësi që shkon përtej gjithçkaje sepse dhe kur luanim te Sampdoria shkoi përtej gjithçkaje. Ky është një cikël i mbyllur”, tha Mançini.

Related posts

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ 4 milionë euro për ndeshje, humbjet marramendëse të Bayern Munich

Delo.autor

VIJON ÇËSHTJA BALE/ Ja “provokimi” që i bën uellsiani trajnerit Zidane (FOTO)

Delo.autor

AUTOGOLI REZULTON VENDIMTAR/ Chelsea ruan “perfeksionin” dhe arrin Liverpool në krye (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment