Futboll Sport

E BUJSHME/ Lojtari i Napolit shumë pranë Flamurtarit, “MIK” futet ish-futbollisti i Kombëtares

Merkatoja për Flamurtarin duket se nuk ka fund. Edhe pse lëvizjet kanë qenë të shumta, vlonjatët duket se nuk janë ende të bindur për atë që ju duhet për këtë edicion të ri futbollistik. Së fundmi zbulohet se kuqezinjtë janë shumë pranë marrëveshjes me lojtarin në pronësi të Napolit, Zinedine Maçaç.

22-vjeçari i cili luan si mefshushor ka lindur në Marsejë të Francës dhe është në pronësi të klubit të Napolit. Ai i është sygjeruar Flamurtarit nga ish-futbollisti i Kombëtares dhe aktualisht drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare.

Ish i Kombëtares afroi pranë Flamurtarit në merkaton e janarit dhe një tjetër lojtar, sulmuesin Mamodu Tounkara i cili nuk la gjurmë në Superligë duke u larguar sërish drejt Italisë. Nërkohë që për Maçaçan thuhet se ka një CV të pasur. Ai ka luajtur kryesisht në Francë dhe Itali, ndërkohë që së fundmi mund të provojë një eksperiencë të re në Superligën shqiptare.

 

Related posts

NGREN “TERMINATORIN NË QIELL TË SHTATË”/ Legjenda e Brazilit: S’ka asnjë si “Pleshti” në…

Delo.autor

TURNEU I DUBAIT/ Ish-numri 1 në botë i tenisit rikthehet në fushë pas 8 vitesh

Delo.autor

PASIMI QË JU LË PA FRYMË/ Messi dhuron “magji” në “Camp Nou” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment