Futboll Sport

KOSOVA U-21/ “Dardanët” pësojnë tjetër disfatë, Çekia i shkakton humbjen e dytë në grup

Shpresat e Kosovës kanë pësuar një tjetër disfatë në kualifikueset e Europianit duke u mundur 0-1 nga Republika Cceke.

Dardanët pësojnë distaftën e dytë radhazi pas asaj me Anglinë në fillim të shtatorit. Dardanët zhvilluan në ndeshje të mirë, por ccekët u treguan cinikë duke realizuar që në pjesën e parë me Gabriel.

Në pjesën e dytë, Kosova bëri plot 5 zëvendësime, por rezultati nuk ndryshoj. Kosova mbetet në vendin 5 vetëm me 3 pikë, ndërsa Republika Cceke mban vendin e parë në Grupin G në kuotën e 9 pikëve.

Kujtojmë se në këtë grup ndodhet dhe Shqipëria e cila mundi 2-0 Andorrën dhe mban vendin e tretë në grup në kuotën e 6 pikëve.

Related posts

“TEKSA NA TREGONTE SE…”/ Martin Odengaard deklaron: Stërvitja me Zidane nuk të bën mirë për…

Delo.autor

MOTO GP/ Bagnaia siguron “pole position” edhe në Amerikë, sfidë për titullin me Quartararo

Delo.autor

Club World Cup: Secili futbollist do të përfitojë 100 mijë euro

Q.Autor

Leave a Comment