Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Man United arrin akordin me mbrojtësin e talentuar kolumbian

Pas vështirësive për të transferuar mbrojtësin belg të Tottenhamit, Toby Alderwiereld, Manchester United ka përqendruar vëmendjen totale në një tjetër objektiv për qendrën e mbrojtjes.

Bëhet fjalë për mbrojtësin kolumbian të Barcelonës, Jerry Mina, me të cilin “djajtë e kuq” kanë arritur plotësisht akordin për transferim, sipas mediave angleze.

Tashmë mbetet që drejtuesit e Manchesterit të negociojnë çmimin me Barcelonën, që kërkon rreth 40 milionë euro për kartonin e tij, ndonëse e blenë vetëm 10 milionë në janar nga Palmeirasi, ndërsa anglezët ofrojnë vetëm 30 për momentin.

Jerry Mina nuk arriti të bindë në Katalunjë, ku luajti në vetëm 5 ndeshje gjatë fazës së dytë, por në “Rusi 2018” bëri një paraqitje dinjitoze, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.

Related posts

GJEST I MADH/ Marko Reus dhuron 500 mijë euro për bizneset e prekura nga Covid-19 në Dortmund

Delo.autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Granit Xhaka te Roma për 20 milionë euro

Delo.autor

“KUALIFIKIMI NA IKU NGA DUART NË TURQI”/ De Biasi flet si shqiptar: Gjimshiti dhe Manaj janë dy…

Delo.autor

Leave a Comment