Futboll Sport

E BUJSHME/ Mesfushori i JUVENTUSI zbret në Tiranë për KUKËSIN

Jo vetëm merkato në Shqipëri dhe në liga të nivelit mesatar apo të ulët të futbollit, por edhe në tregje të mëdha ndërkombëtare. Kukësi nis që të “godasë” këtë herë, duke afruar mesfushorin difensiv të Juventus, Oumar Toure.

Ganezi i lindur në vitin 1998 është aktivizuar te moshat e Inter-it në Itali dhe që prej gushtit të vitit 2015 është pjesë e Juventus-it. Sezonin e shkuar është aktivizuar në ekipin e dytë të bardhezinjve, ndërkohë që këtë vit është arritur akordi mes Kukësit dhe italianëve që të huazohet në Shqipëri për një vit.

Ndryshimet – Padyshim që ardhja e Toure do të sjellë dhe ndryshime në skuadër. Disa lojtarë janë pa kontratë te verilindorët, kështu që dikush pritet që të largohet. Normalisht, nga Shameti deri te Musolli nuk kanë kontratë me verilindorët dhe presin që të rinovojnë, kështu që një nga këta emra pritet që të largohet për t’i liruar vendin ganezit, i cili bën rolin para mbrojtjes. Nuk dihet nëse presidenti Gjici mund të ketë akord me lojtarët aktual, por që te Kukësi kanë vendosur që të mos e mbingarkojnë skuadrën.

Veç emrave të mësipërm, ai që pritet të mos jetë më pjesë e verilindorëve është mbrojtësi i krahut të majtë Ardit Peposhi. Ai u transferua verën e shkuar nga Korabi te verilindorët, por që minutazhi në këmbët e tij ishte i paktë gjatë gjithë sezonit. Si me serbin Mladen Milinkoviç ashtu dhe me austriakun Peter Pacult, Peposhi nuk arriti që të shfaqej, duke qëndruar në hije.

Related posts

MINUTË PAS MINUTE/ Belgjika mund Anglinë dhe fiton finalen e vogël (VIDEO)

Isa.Autor

FORMACIONI PA SULMUESIN KALE/ Ja çfarë ndryshon në skemë trajneri Egbo…

Delo.autor

“KËTU S’KA MOLLË TË KALBURA”/ Modric: Reali fiton edhe pa të, si e fitova vendin titullar

Delo.autor

Leave a Comment