Futboll Sport

Sot Skënderbeu-Laçi për Superkupën, FSHF zbulon arbitrin dhe “injoron” fituesit

Sot në orën 19:45 në stadiumin “Selman Stermasi” të kryeqytetit do të luhet akti i parë i ngritjes së siparit të sezonit të ri futbollistik. Skënderbeu dhe Laçi do të ndeshen mës tyre për të diskutuar Superkupën e Shqipërisë, një trofe sa simbolik aq dhe të rëndësishëm.

Arbitri i ndeshjes së sotme do të jetë Juxhin Xhaja me ndihmës Rejdi Avdo dhe Ridigert Çokaj ndërkohë që arbitër i katërt është zgjedhur Ardian Beqiri. Por nga ana tjetër kjo sfidë nuk do të prodhojë asnjë të ardhur për fituesit, pasi FSHF nuk parashikon asnjë shpërblim monetar për ekipin që ngre Superkupën, ndryshe nga Kupa apo Kampionati.

Në këtë mënyrë kjo ndeshje merr vetëm ngjyrime simbolike dhe motivuese lidhur sme sezonin e ri, me ekipin që nis kampionatin me një trofe të fituar që natyrisht shton dozat e optimizmit në vazhdim.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Goran Pandev futet “mik”, tenton të afrojë tek Genoa futbollistin shqiptar

Delo.autor

INTERI I RINOVOI KONTRATËN/ Asllani: Krenari të jem këtu, këtë sezon luftojmë për çdo trofe

F.autor

Benzema dhe statistikat e tij të dobëta

Q.Autor

Leave a Comment