Futboll Sport

E BUJSHME/ NEYMAR do ish-shokun e skuadrës që SHKËLQEU në BOTËROR tek PSG

Neymar qëndron tek PSG. Braziliani tashmë e tha qartë që është i lumtur në Paris dhe aspiron fitimin e Champions League me ekipin e trajnuar nga Thomas Tuchel. Për ta arritur këtë objektiv, ‘Ney’ kërkon më të mirët për krah tij.

Mes figurave të tij të dëshiruara është një yll i Barcelonës. Neymar tashmë ia ka bërë të qartë klubit të PSG se do të ishte i lumtur ta kishte Rakitic në ekipin e tij.

‘Ney’ e di që kroati është në dyshim pas afrimeve që Barcelona ka bërë për mesfushën dhe me ardhjen e mundshme të Pogba, tani është momenti për ta kërkuar.

Neymar dhe Rakitic kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe braziliani është i bindur që kroati do ti jepte më shumë cilësi skuadrës në Champions League.

PSG nuk e përjashton nisjen e negociatave për Rakitic. Barcelona nuk ka ndërmend ta shesë, por situata do të ndryshonte nëse ish-lojtari i Sevilla-s do të kërkonte largimin.

Related posts

KRIZË REZULTATESH TEK JUVENTUS/ Katër mënyra për të rilindur dhe shpëtuar sezonin

Delo.autor

(FOTO) ‘Të çmendur pas futbollit’, ja sakrificat e këtyre meshkujve për skuadrën e tyre të zemrës

Q.Autor

HARROJENI RONALDON/ Fantastik De Jong, shënon golin e javës në Holandë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment