Futboll Seria A Sport

MOURINHO E DO TEK MAN UNITED/ Ja plani i fundit i INTERIT për MILAN SKRINJAR

Interi vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës, ndërkohë që ka një lajm të mirë nga infermieria. Milan Shkriniar e ka lënë pas dëmtimin që e la atë jashtë ndaj Sasuolos. Qendërmbrojtësi është shumë i rëndësishëm për skuadrën e Luçiano Spaletit.

Për këtë arsye që tani po diskutohet për rinovimin e kontratës dhe gjasat janë që të mbyllet gjithçka me sukses. Shkrinjar ka bërë një sezon të mirë me Interin vjet, çka u shoqërua edhe me interesimin e disa klubeve të mëdha.

Duke parë që rinovimi është pranë, Mançester Junajtdi duhet të shohë për ndonjë opsion tjetër. Plot 65 milionë ishin të gatshëm të ofronin “Djajtë e Kuq”, por Interi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Shkrinjar.

Zikaltrit paguan një vit më parë 27 milionë euro te Sampdoria për shërbimet e tij dhe tanimë vlen gati 3-fish. Kontrata e mbrojtësit përfundon në qershor të vitit 2022, ndërkohë që kontrata e re, sigurisht me kushte të përmirësuara financiare, do të zgjatet edhe me një vit.

Related posts

BARCELONA-PSG/ Të dyja skuadrat do të “luftojnë” për fitore, pritet spektakël në Camp Nou” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

DEKLARATA NË PRAG TË NDESHJES CHAMPIONS/ Solskjaer motivon ekipin: Në “Camp Nou” të luajmë si në….

Delo.autor

Holandë-Angli, “Tulipanët” s’humbasin prej 22 vitesh me anglezët

Sadik.Autor

Leave a Comment