Futboll Sport

E BUJSHME/ Tronditet ZVICRA: Lojtari SHQIPTAR braktis Kombëtaren helvete

Valon Behrami është tërhequr nga Kombëtarja e Zvicrës, duke mbyllur kështu karrierën e tij me përfaqësuesen helvete.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë futbollisti me një postim në profilet e tij në rrjetet sociale, duke bërë të ditur këtë vendim të tij. Zvicra humbet kështu një nga lojtarët më të rëndësishëm të saj në dekadën e fundit, me lojtarin shqiptar me origjinë nga Kosova që regjistron plot 83 ndeshje dhe 2 gola të realizuara me kombëtaren helvetike.

Behrami ishte ndër të parët lojtarë të asaj që do të përbënte më vonë “koloninë” shqiptare të Zvicrës, që u plotësua më pas nga Xhaka, Shaqiri dhe Xhemaili. Mesfushori nga Mitrovica aktualisht luan me Udinesen në Serinë A italiane.

 

Related posts

U KIKTHYE BUZËQESHJA/ Katër ndryshimet e Solarit, nga Vinicius te pozicioni i Asensios

Isa.Autor

KËRKOJNË TA HEQIN QAFE COUTINHON NË VERË/ Barcelona ul pretendimet për yllin e saj, ja shifra që vendos

Delo.autor

PIRLO MERR LAJMIN E KEQ/ Futbollisti i Juventus në sallë të operacionit, mungon gati 3 muaj

Delo.autor

Leave a Comment