Futboll Sport

E PAZAKONTË/ Skocezi luan me BYZYLYK në këmbë. DËNIMI nga GJYKATA e detyron që…

Futbollisti i Dundes në Skoci, Pol MekGouan, luajti me një byzylyk elektronik në kyçin e këmbës këtë fundjavë, në ndeshjen ndaj St Mirren, pasi u kursye nga dënimi me burg, pasi pështyu një roje sigurie në një klub nate, në muajin maj.

Ai i shpëtoi burgut, pasi e pranoi se e kishte kryet atë veprim. Byzylyku elektronik, të cilin MekGouan e kishte veshur si ndëshkim nga gjykata, dukej qartë poshtë getave të tij, teksa luajti 87 minuta për ekipin.

MekGouan, u urdhërua nga gjykata që të mbante byzylykun për 2 muaj, duke e mbajtur larg klubeve të natës në fundjavë. Ai duhet të qëndrojë brenda shtëpisë nga ora 7 e pasdites, deri në 7 të mëngjesit, çdo të premte, të shtunë dhe të dielë. Sherifi i qytetit, Xhon Raferti, pas vendimit të marrë në muajin qershor, deklaroi se lojtari mund të luajë në ndeshjet e mesjavës, dhe në ato të caktuara të luhen gjatë ditës, por nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet që luhen në mbrëmje gjatë fundjavave, për shkak të dënimit që duhet të qëndrojë në shtëpi. Futbollisti, i cili e ka thyer edhe 5 herë të tjera ligjin në 8 vitet e fundit, u detyrua të bëjë edhe 200 orë punë në komunitet dhe 200 paund gjobë ndaj rojës që pështyu.

Related posts

ARRIHET MARRËVESHJA/ Gati të transferohet në Premier Leage mbrojtësi i Real Madrid…

Delo.autor

E FUNDIT/ Messi rikthehet në Barcelonë, dalin FOTOT e tij në stërvitje

Delo.autor

EURO 2020/ Gabon mbrojtja e Kosovës, Çokaj kalon Shqipërinë U-21 në avantazh (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment