Futboll Seria A Sport

E DUAN TË GJITHË/ Savic: Për momentin jam i LUMTUR tek Lazio, por në të ardhmen…

Sergej Milinokovic-Savic është rikthyer te Lazio. Një nga lojtarët më të lakuar të momentit në merkato. Mesfushori serb luajti për disa minuta me ekipin e Inzaghi-t gjatë humbjes 2-0 në miqësoren ndaj Arsenal. Me fjalë të tjera, një lajm i keq nga ndeshja, por një lajm i mirë nga merkato, sepse të shohësh yllin e skuadrës të luajë rregullisht dhjetë ditë nga fundi i merkatos do të ketë qetësuar, të paktën pjesërisht tifozët ashtu edhe trajnerin, i cili në ditët e fundit nuk dukej optimist rreth qëndrimit të mesfushorit.

Sigurisht, për sa kohë që merkato vazhdon, çdo gjë është e mundur dhe këtë e ka konfirmuar vetë Milinkoviç, pas ndeshjes: “Jam i lumtur që u riktheva në fushë. Kam një kontratë me Lazio-n. Në futboll asnjëherë nuk i dihet, por unë jam i përqendruar te skuadra ime.” Në rast se qëndron, mund të thuhet se një rol një rol kyç ka pasur mirëseardhja e treguar nga tifozët: “Nuk e prisja të gjeja kaq shumë njerëz kur u ktheva nga pushimet. Tifozët më kanë ndihmuar gjithmonë dhe mendoj se sivjet do të jenë të rëndësishëm për arritjen e suksesit.”

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN E PABESUESHME/ Lovren: Ja çfarë bëri Brozovic para finales së Kupës së Botës

Delo.autor

Moggi “gëzon” Juventusin/ Lojtari i Lazios do t’i bashkohet bardhezinjve

Sadik.Autor

Dilema e madhe e Brazilit në Botërorin Rusi 2018: Alisson apo Ederson?

Sadik.Autor

Leave a Comment