Futboll Premier League Sport

HYSAJ NË HARRESË/ Chelsea vihet në lëvizje për yllin sulmues napolitan

Sulmuesi i Napoli-t, Dries Mertens, po kërkohet nga skuadra të ndryshme të mëdha të Europës. Mes tyre është edhe Chelsea i Maurizio Sarri-t, trajneri me të cilin lojtari u konfirmua në Itali.

Pas blerjes së Jorginho-s, ndërsa Hysaj flitet se është gjithashtu afër “Stamford Bridge”, Chelsea mund të vihet në lëvizje për lojtarin e radhës të napolitanëve.

Në fakt, sipas “The Times”, londinezët mund të bëjnë shumë shpejt një ofertë për Mertens, i cili do të ishte i gatshëm të bashkohej me ish-trajnerin e tij.

Megjithatë, pavarësisht këtyre lajmeve, duhet thënë se lojtari ka deklaruar disa herë se ndihet shumë mirë te Napoli. Kështu, nëse ky operacion do të realizohet, atëherë do të duhet të zhvillohen disa negociata të gjata mes Chelsea-t, Napoli-t dhe Mertens, i cili është në vitin e tij të pestë në Itali.

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Ish trajneri i Interit: Ekipi im synon “Kampionatin Europian” dhe “Botërorin”

Isa.Autor

Nis takimi i Grupit D, Argjentina e dënuar për të fituar

Sadik.Autor

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Juventus-Dinamo Kiev. Rezultati 3-0

Delo.autor

Leave a Comment