Futboll Seria A Sport

E FRIKSHME/ KAOS në Itali, tifozët e JUVENTUSIT futen në FUSHË për të…(VIDEO)

Juventus A është ndeshur sot me skuadrën e Juventus B. Është një ndeshje tradicionale kjo që zhvillohet midis dy skuadrave të bardhezinjve. Është mbyllur pjesa e parë me rezultatin 4-0 në favor të skuadrës së parë të Juventusit.

Në këtë ndeshje ka qenë debutues Kristiano Ronaldo i cili ka shënuar dhe golin e parë të takimit. Goli i dytë ka qenë një autogol nga Kapelini ndërsa dy golat e tjerë u shënuan nga Paolo Dibala .

Në këtë pjesë të parë është parë shumë pak nga skuadra e Juventusit B që nuk e ka vënë pothuajse asnjëherë në vështirësi portieri Perin. Të shumtë kanë qenë edhe tifozët që kanë ndjekur këtë ndeshje duke e duartrokitur Ronaldon në golin e parë me fanellën bardhezi.

Teksa po luhej minuta e 26-të e pjesës së dytë, tifozët e pranishëm për të parë miqësoren, filluan të gjithë të futeshin në fushë, për të takuar idhujt e tyre. Edhe pse u njoftua se ishin marrë masa të forta sigurie, tifozët në Villar Perosa, arritën të çajnë e të prekin nga afër lojtarët e Juves.

Related posts

I HABIT TË GJITHË/ Icardi: Wandan nuk e dua më, e kam si motër! Zbulohen mesazhet e argjentinasit me modelen

F.autor

Shkëlqejnë Durant e Thompson, Golden State mposht sërish Spurs

Sadik.Autor

ÇËSHTJA E SHOQATAVE RAJONALE TË FUTBOLLIT/ Reagon FSHF: Anëtarëve i është bërë presion për zgjedhje

Delo.autor

Leave a Comment