Futboll Premier League Sport

SUPER BERNARDO/ Trajner i ri, Arsenal i vjetër: Man City ”shëtit” në ”Emirates” (VIDEO)

Manchester City mori fitoren e parë në Premier League, duke ruajtur hapin e Manchester United dhe Liverpool, pasi mposhti 2-0 Arsenal në Londër. Golat e Raheem Sterling dhe Bernando Silva i mjaftuan skuadrës së Pep Guardiolës për të siguruar tri pikët e para të sezonit të ri.

Sulmuesit të Anglisë iu deshën 14 minuta për të gjetur rrjetën, kur nga e majta u fut në qendër të fushës dhe lëshoi një goditje me të djathtën të pakapshme për portierin e “Topçinjve” Petr Chech, ndërsa mbrojtësit vendas vetëm sa e shoqëruan me hap dhe me sy.

Në gjysmën e pjesës së dytë erdhi edhe goli i sigurisë, i realizuar nga Bernardo Silva. Portugezi mori një top të saktë nga Benjamin Mendy nga e majta dhe pasi lëvizi bukur në zonë goditi saktë duke mos lënë asnjë mundësi për Cech.

Skuadra e drejtuar nga Guardiola u duk në kontroll të lojës pothuajse gjatë gjithë kohës, me Arsenalin që edhe pse ka ndryshuar trajner, i la Unai Emery të kuptojë që do të duhet kohë dhe punë për të ndryshuar stil loje. i vetmi moment kur vendasit u dukën superiorë ndaj Cityt ishte pas fillimit të pjesës së dytë, deri në pësimin e golit. Megithatë, superioriteti në lojë nuk u përkthye në raste për gold he kundërsulmi i Cityt i la zbuluar për të pësuar përsëri.

Pas golit të dytë lojtarët e Arsenalit praktikisht u dorëzuan dhe protagonistë në stadium u bënë më shumë tifozët. Miqtë që bërtisnin “Wenger ju la sepse jeni skuadër koti”, dhe vendasit që përgjigjeshin “Wenger ka fituar më shumë se ju”.

Dhjetë minuta nga fundi Aubameyang arriti të dërgonte topin në rrjetë pasi mori një pasim të saktë nga debutuesi Torreira, por gjyqtari anësor ngriti flamurin pasi sulmuesi nga Gaboni ishte në pozicion jashtë loje.

Related posts

Lopetegui telefonon Ronaldon, por nuk e bind dot të qëndrojë tek Reali

Isa.Autor

LIVE/ Skënderbeu-Tirana: Zhbllokohet sfida, Kobina kalon bardheblutë në avantazh (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Kastrioti-Laçi. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment