Futboll Seria A Sport

E FUNDIT/ Bllokohet transferimi i KALINIC nga Milani tek Atletiko e Madridit

Dukej “punë e mbaruar”, por transferimi i Nikola Kalinicit nga Milani drejt Atletikos së Madridit pasurohet me një tjetër episod. Klubet kishin gjetur një akord mbi bazën e 15 milionë eurove, para që madrilenët do t’i siguronin me shitjen e Kevin Gameiros te Valencia.

Pikërisht, kjo marrëveshje ka ngecur, me dy klubet spanjolle që nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e përbashkët mbi këstet dhe afatet e pagesës së tyre.

Megjithëse pati kryer dhe kaluar me sukses vizitat mjekësore, sulmuesi mbetet pezull për momentin në pritje të zhbllokimit të situatës për t’u bërë më pas zyrtarisht një lojtar i “Colchoneros”.

Nëse për afrimet në ekip po bëhet një punë e mirë, për Milanin e Leonardos vështirësitë kanë të bëjnë me merkaton në dalje, e sidomos në sulm, ku përveç Kalinicit, duhen “sistemuar” dhe Andre Silva me Bakën.

Për këtë të fundit oferta e Villarealit vijon të cilësohet e pakët, ndërsa Silva duket se ka rënë parimisht dakord për një huazim, me kuqezinjtë që kanë si kusht të mos e nënvlerësojnë, duke qenë se një vit më parë paguan rreth 40 milionë euro për të afruar në ekip.

Related posts

MERR FUND AVENTURA ITALIANE NË ITALI/ Napoli ndërpret zyrtarisht rinovimin e Elseid Hysajt

F.autor

SHUMË KLUBE E DUAN/ Diego Simeone kërkon brazilianin që po çmend në Premier Leaguen

Delo.autor

Ndryshoi mënyrën e lojës/ SHKËMBI justifikon humbjen me KUKËSIN: Është përgjegjësia…

Isa.Autor

Leave a Comment