Futboll Sport

E FUNDIT/ Ndërpritet ndeshja Skënderbeu-Partizani. Tifozët përleshen me…

Në Korçë po luhet takimi që ngre siparin e Kategorisë Superiore, mes Skënderbeut dhe Partizanit, një sfidë që pritej të ishte nëj festë sportive, pro nuk rezultoi aspak e tillë.

FSHF aplikoi zyrtarisht ndryshimin e ri, që menaxhimi brenda ambienteve të stadiumeve të bëhet nga policia private dhe ajo e Shtetit të rrinte jashtë ambienteve, por duket se testi dështoi që në nisje.

Tifozëritë e të dy skuadrave shpërthyen në dhuën ndaj njëra-tjetrës, duke hedhur sende të forta dhe duke bërë që ndeshja të dalë jashtë kontrollit.

Disa tifozë u plagosën, ndërsa momentalisht arbitri kryesor ka thirrur jashtë fushës së blertë, futbollistët e të dy skuadrave, për të shmangur përfshirjen në incidente.

Aktualisht brenda rrethimit janë futur edhe forca të Policisë së Shtetit, të cilët po përpiqen të marrin ënn kontroll situatën, ndërsa është dashur ndërhyrja edhe e ambulancave, për të ndihmuar të plagosurit.

Related posts

Arsenal dhe Liverpool e duan ish-mesfushorin e Milanit

Q.Autor

MOMENT EPIK NË ZVICËR/ Ja momenti kur qeni i presidentit futet në fushë dhe ndërpret ndeshjen (VIDEO)

Delo.autor

SUPER IBRAHIMOVIC/ Shikoni çfarë bën suedezi pas rikthimit te Milani (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment