Futboll Sport

E FUNDIT/ Ndërprerja e sfidës Skënderbeu-Partizani, dalin pamjet (VIDEO)

Në Korçë po luhet ndeshja e parë e kampionatit të 80-t të Superligës mes Skënderbeut dhe Partizanit.

Skënderbeu 0-0 Partizani

Minutë pas minute

72′ Ndërpritet ndeshja. Tifozët e Partizanit kanë goditur ambulancën dhe zjarrfikësen ndërsa kanë zbritur në fushën e lojës duke kapërcyer kangjellat. Tifozët e Skënderbeut kanë kapërcyer rrethimin dhe vërshojnë drejt tribunës së të kuqve duke nisur një incident masiv.

71′ Ndërprerje të shumta të lojës për dëmtime pas përplasjeve mes lojtarëve të të dy skuadrave.

69′ Gjuajtje e fortë e Muzakës nga distanca, topi përfundon shumë larg kuadratit.

62′ Dy minuta ndërprerje për fishekzjarrë tymues nga tifozët e Skënderbeut.

59′ Kombinim spektakolar mes Bregut dhe Abazit në krahun e majtë të sulmit, aksioni nuk finalizohet me saktësi nga Krasniqi, me Hoxhën që kontrollon me qetësi.

56′ Dy zëvendësime të menjëhershme për Partizanin, në fushë Mensah dhe Bardhi. Asani dhe Progni u lënë vendin në fushë.

49′ Harkim nga e majta i Demte, Krasniqi nuk arrin të devijojë para Hoxhës i cili kontrollon topin dhe pastaj pëson faull nga sulmuesi i Skënderbeut,.

47′ Dejvi Bregu merr një pasim të gjatë në zonë nga Radas, por Ibrahimi ndërhyn dhe vlonjati rrëzohet. Protestojnë korçarët për faull, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

46′ Nis pjesa e dytë

45+2′ Përfundon pjesa e parë

40′ Karton i verdhë për dyshen Asani-bregu që nuk kursejnë ‘komplimentet” ndaj njëri-tjetrit. Hamiti i qetëson duke i treguar të dyve kartonin.

39’ Edhe Trashi provon me një goditje dënimi nga e djathta, duke e nisur me saktësi topin drejt portës por Teqja është i vëmendshëm.

37′ Goditje dënimi për Skënderbeun, Vangjeli dhe Gripshi e ekzekutojnë me skemë duke hedhur më pak topin në qendër të zonës, por Krasniqi nuk arrin të gjuajë në portë edhe pse në pozicion të favorshëm.

35′ Asani shfaqet në krahun e djathtë dhe harkon në zonë por Teqja është në pozicion dhe kontrollon pa probleme.

28′ Muzaka i shmanget mbulimit të Trashit dhe Atandës duke dalë i vetëm para Hoxhës, por gardiani i Partizanit del mirë dhe bllokon gjuajtjen e mesfushorit.

26′ Tani është Skënderbeu që ka marrë kontrollin e lojës dhe qarkullon më shumë topin, ndërsa Partizani i kthehet taktikës me kundërsulme të shpejta.

20′ Bregu hyn në zonë dhe mundohet të gjejë hapësirë për të gjuajtur, por i hiqet topi nga këmbët pas një ndërhyrje të saktë të Hilës.

18′ Gjuajtje e fortë e Muzakës në hyrje të zonës, përsëri e pasaktë dhe nuk gjen katërkëndorin e Hoxhës.

17′ Edhe Partizani provon me një goditje dënimi, por topi i harkuar në zonë nga Trashi largohet nga Vangjeli i cili spastron zonën.

12′ Goditje dënimi për Skënderbeun, provon Radas por gjuajtja e tij përfundon jashtë kuadratit.

6′ top i gjatë nga prapavija e Partizanit për Prognin i cili shfaqet para Teqjes, por ndalohet nga vijërojtësi për pozicion jashtë loje.

4′ Dy skuadrat tregohen shumë të kujdesshme që në minutat e para, për të mos lënë asnjë hapësirë për kundërshtarët.

1′ Ka nisur takimi

Related posts

TIRANA NIS LËVIZJET NË MERKATO/ Shikoni 3 lojtarët në orbitën bardheblu

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Maurizo Sarri është trajneri i ri i Juventus

Delo.autor

E JASHTËZAKONSHME/ Kanë frikë nga “PSIKOPATI SHQIPTAR”, shpallet kampion bote

Isa.Autor

Leave a Comment