Futboll Seria A Sport

E FUNDIT/ Vrsaljko kalon me sukses vizitat mjekësore, kroati vidhet ZIKALTËR

Mbrojtësi i djathtë i Atletico Madrid ka kaluar vizitat mjekësore në prag të transferimit te Inter në formë huazimi me opsion për blerje përfundimtare. Calciomercato.com raporton se Vrsaljko ka kaluar me sukses pjesën e dytë të vizitave mjekësore ditën e mërkurë.

Ai tani është në zyrat qendrore të klubit zikaltër për shkak të detyrimeve mediatike të klubit, përpara se të firmosë kontratën e re për huazimin njëvjeçar dhe opsionin për një kontratë katërvjeçare.

Inter pritet të paguajë 6.5 mln euro këtë verë për shërbimet e kroatit, me 17.5 mln euro që do të paguhen nëse Zikaltrit vendosin të blejnë përfundimisht kroatin.

Related posts

Ish lojtari i Bayern, Xabi Alonso rrëfehet në 360 gradë

Sadik.Autor

NUK KA VETËM NË SHQIPËRI FUSHA PATATESH/ Presidenti i Valladolid i kërkon ndjesë Barcelonës

Isa.Autor

MILAN I SIGURON STËRVITJE GJATË KARANTINËS NË FUSHË/ Por Ibra gjobitet nga autoritetet me një shifër qesharake

Delo.autor

Leave a Comment