Champions League Futboll Sport

I DHUROI KUALIFIKIMIN AJAXIT/ De Ligt tregon si shënoi golin me kokë Juventusit

Matijas De Ligt shënoi golin e kualifikimit të Ajaxit pas një gjuajtjeje perfekte me kokë.

19-vjeçari mund të konsiderohet pa frikë një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Dhe të mendosh që është ende në hapat e parë.

Ishte një natë magjike ajo e djeshmja, jo vetëm për skuadrën holandeze, por edhe për vetë lojtarin.

Pas kualifikimit ndaj Juventusit emocionet ishin të mëdha. Mbrojtësi nuk gjen fjalët të përshkruajë atë që ndien.

“Nuk është normale, nuk kam fjalë për ta përshkruar”, ishin fjalët e para të kapitenit të Ajaxit.

“Arritëm sërish të përmbysnim një rezultat në favorin tonë, siç bëmë edhe ndaj Real Madridit. Treguam edhe një herë se jemi një skuadër shumë e fortë dhe se mund t’ua bëjmë të vështirë edhe skuadrave të mëdha. Eliminuam Realin e Madridit dhe Juventusin, dy kandidatët për të fituar kompeticionin. Jemi shumë krenarë, tifozët janë krenarë, qyteti gjithashtu është krenar”, tha talenti holandez.

Kapiteni pranoi se skuadra e tij nuk e filloi mirë ndeshjen.

“Stadiumi ishte shumë i zhurmshëm, e kishim të vështirë ta dëgjonim trajnerin. Është mirë për vendësit, por ishte e vështirë për ne. Ata na e bënë të vështirë në fillim. Por në fund morëm një rezultat të artë”, shtoi De Ligt.

Gjithsesi, 19-vjeçari pranon se ka ende vend për përmirësim. “Kishim shumë raste për shënim, por i shpërdoruam ato, kjo na bëri të luanim mendsh. Goli? Jam shumë i lumtur që ishte ai që solli kualifikimin. Topi ishte i lartë, mendova me vete se mund ta arrij. Dhe ashtu bëra”, shpjegoi heroi i Ajaxit.

Related posts

E BUJSHME/ Koronavirus mban peng kalendarin, F1 në dilemë për pjesën e dytë të sezonit

Delo.autor

INTER ÇLIROHET PËR GJENDJEN E YLLIT LUKAKU/ Por tani vendos Conte dhe klubi mbi sfidën ndaj Sampdoria

Delo.autor

PËRBALLEN ME NJË STUHI MUNGESASH/ Griezmann humbet stërvitjen për arsyen e çuditshme…

Isa.Autor

Leave a Comment