Futboll Sport

E KRYER/ Ish-lojtari i LAÇIT arrin akordin me KUKËSIN, ganezi mbërrin nesër në Shqipëri

Emanuel Mensah mund të quhet lojtari më i ri i Kukësit. Ish-sulmuesi i Laçit tashmë ka arritur akordin me verilindorët dhe burime për newsport.al tregojnë që ditën e nesërme ai do të mbërrijë në Shqipëri. Ganezi pritet të hedhë “të zezën mbi të bardhë” për t’u zyrtarizuar si sulmues i kuksianëve.

Mensah ishte në bisedime me klubin e Partizanit, por ishte trajneri Gega ai që i tha “Jo” afrikanit. Kujtojmë që në sezonin 2016-2017, 24-vjeçari ishte pjesë e kurbinasve. Shpejtësia në fushë dhe driblimet me top janë “armët” e tij më të forta. Tashmë ai do të vihet nën urdhrat e trajnerit Armando Cungu, i cili ka dhënë menjëherë “OK”-në për lojtarin ganez.

Related posts

PARA DHE LUKS/ Zbuloni koleksionin “e frikshëm” me makina të Zahas (FOTO)

Isa.Autor

TRIUMFOJNË KAMPIONËT E HOLANDËS/ Ajax luan “tenis” dhe e mbyll vitin në krye i vetëm

Delo.autor

STATISTIKAT/ Historia mund të përsëritet, Kukësi si në sezonin e titullit

Delo.autor

Leave a Comment