Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Kastrioti. Rezultati 3-0

Tirana përballet sot me Kastriotin në një ndeshje shumë të rëndësishme, edhe pse dy skuadrat gjenden në skajet e kundërta të renditjes të Kategorisë Superiore.

Bardheblutë duan të ruajnë vendin e e parë në klasifikim e për këtë arsye kërkojnë medoemos fitoren në këtë duel, ku vuajnë mungesat a emrave të rëndësishëm si Najdovski e Xhixha të cilët nuk janë rikuperuar ende.

Ndërkohë, për Kastriotin që mbajnë vendin e fundit, është e rëndësishme që të sigurojë sa më parë pikë, që të mos shohë ekipet që ka përpara të shkëputen edhe më e shumë e rikuperimi të bëhet pak nga pak i pamundur.

 

LIVE TIRANA-KASTRIOTI  3-0

22′ 45′ Seferi, 74’Ngo

MINUTË PAS MINUTE

74’ GOOL, Tirana shënon golin e tretë. Sulmuesi Majkëll Ngo realizon me këmbën e majtë. Ky ishte i katërti gol për të në kampionat dhe i dyti radhazi

72’ Zëvendësim i dyfishtë për Kastiotin. Dida dhe Hasani hyjnë në fushën e lojës

70’ Zëvendësim në radhët e Tiranës. Hoti zë vendin e Limaj

64’ Zëvendësim për Kastriotin, largohet Prodani për Reçin

56’ Super gjuajte e Hoxhallarit nga goditja e dënimit. Topi kalon mbi murin mbrojtës dhe tund shtyllën. Tirana pranë golit të tretë

52’ E para goditje nga këndi në pjesën e dytë, Kastrioti vazhdon sulmet e njëpasnjëshme ndaj Tiranës

45’ Fillon pjesa e dytë, zëvendësim në radhët e Kastriotit. Basha zëvendësohet nga Llugja

45+2’ Mbyllet pjesa e parë mes skuadrave. Tirana është në avantazh 2-0 ndaj Kastriotit me Taulant Seferin protagonist me dy gola

45’ GOOL, përsëri ai. Taulant Seferi shënon golin e dytë të sfidës . Topi i rikuperuar nga Ngo, u shfrytëzua mjaft mirë nga Seferi, i cili me një parabolë kaloi portierin e Kastriotit

40’ Rast tjetër për vendasit. Limaj tenton goditjen nga jashtë zonës, por gjuajta ishe qendrore. Asnjë vështirësi për portierin e Kastriotit

34’ Goditje surprizë e Hoxhallarit. Kapiteni i Tiranës pa daljen e portierit kundërshtar dhe tentoi golin, por goditja e tij përfundoi në tribunë

32’ Karton i verdhë për Vesel Limaj. Mesfushori pretendoi për një faull, por aksioni nuk u ndal dhe ai e largoi topin me dorë duke u ndëshkuar

28’ Rast flagrant përballë portierit i Totres, por gardiani i Kastrioit i mohon golin  duke ju hedhur përpara këmbëve

22’ GOOL, Taulant Seferi zhbllokon ndeshjen me një goditje që prek shtyllën e djathtë të portierit dhe përfundon në rrjetë

13’ Faull për vendasit, lojë e rrezikshme ndaj Gjumsit. Goditje dënimi për Tiranën

10’ Rast i mirë për Tiranën. Vesel Limaj provon të shënojë nga distanca, por topi përfundon jashtë

8’ Qarkullim i topit nga vendasit, Tirana ka kontrollin e lojës

5’ Erion Hoxhallari nis aksionin e Tiranës nga mbrojtja

2’ Neziri bllokon një rast të mirë të Seferit

1’Fillon ndeshja, Tirana shkelmon topin e parë

16:45 Vonohet fillimi i ndeshjes sepse mungon autombulanca

Related posts

E KONSIDEROJNË DOPING/ Spinaqi hiqet nga dieta e sportistëve, ja shkaqet befasuese

Delo.autor

Aguero mbyll merkaton: Nuk iki nga Manchester City!

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ LITUANISË/ Trajneri Reja dhe kapiteni Hysaj flasin në konferencë për shtyp

Delo.autor

Leave a Comment