Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ Juventus s’mjaftohet me CR7, angazhon edhe RONALDO Jr

Juventus ka “dyfishuar” Cristiano Ronaldo.

Klubi italian ka angazhuar me moshat djalin e madh të yllit portugez, Ronaldo Jr. 8 vjeçari pasi ka luajtur me Real Madrid, ka prekur topin për herë të parë edhe me fanellën e “Zonjës së Zonjës”. Ai është bërë pjesë e akademisë së të rinjve me U-9, duke u bashkuar në grupin e fëmijëve, baballarët e të cilëve luajnë për Juventusin, si Mattia Barzagli.

Në një intervistë që ka pasur më herët, 33-vjeçari ka folur me superlativa për djalin e tij të parë, duke u shprehur i bindur se një ditë do të bëhet 100% si ai.

“Ronaldo Jr është shumë konkurrues dhe më pëlqen që t’i mësoj atij shumë gjëra. Ka një trup të mirë, është i shpejt, dhe po mëson shumë. Ai do të bëhet 100% si unë”, u shpreh Ronaldo.

Tani na mbetet për t’u parë nëse do të vlejë fjala e urtë “bëmë baba të të ngjaj”, edhe pse shenjat e para i ka dhënë….

Related posts

PLESHTI/ 10 gjëra që nuk i keni ditur për Messin (VIDEO)

Isa.Autor

SKANDAL/ Vidhet ekipi i Tiranës gjatë ndeshjes, lojtarëve u “avullojnë” telefonat dhe veshjet

Delo.autor

Shënohet goli i parë në ndeshjen Manchester United – Wolves (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment