Futboll Sport

E PABESUESHME/ Lojtari ARRESTOHET në fushë për VJEDHJE identiteti (VIDEO)

Arrestime në fushë, fatkeqësisht, janë parë shumë. Mjafton të mendosh për imazhet e trishtueshme të makinave të policisë buzë fushës me rastin e skandalit të basteve në 1980-ën, në Itali. Por lista e precedentëve është shumë më e gjatë. Në Amerikën e Jugut, për shembull, mundësia për të parë të shfaqen prangat gjatë ndeshjeve nuk është aq e rrallë sa mund të mendohet.

Megjithatë, ajo që ka ndodhur në Peru është me të vërtetë e pabesueshme, edhe për shkak të akuzës që i është bërë futbollisti të prangosur nga policia. Vjedhje identiteti në dëm të një kolegu. Një histori që, sipas “El Grafico”, vazhdonte prej më shumë se dy vitesh dhe që është mbyllur gjatë një ndeshjeje të luajtur në Kupën e Perusë. Policia, në fakt, ka ndalur ndeshjen për të verifikuar identitetin e futbollistit të ekipit mik, César Augusto Vásquez Montalvo.

Pas verifikimeve është zbuluar se lojtari nuk ishte ai që pretendonte se ishte, por Jose Anthony Larraín Contreras. Një vjedhje identiteti e vërtetë, e rënduar nga vazhdimësia e shkeljes në kohë, me fanellën e skuadrave të ndryshme gjatë dy viteve. E pamundur për forcat e rendit peruane të mos e merrnin në pranga futbollistin. Në atë pikë, ndoshta për shkak se kanë kuptuar se bëhej fjalë për një shkelje sportive ose për të mbështetur shokun e skuadrës, Union Kimbri, që po humbte 2-0, ka vendosur të braktisë fushën, duke i dhuruar kështu automatikisht kualifikimin ekpit të Sport Huanta.

Ndërkohë, imazhet e Montalvo/Contreras që shoqërohej nga policia jashtë stadiumit kanë bërë xhiron e botës, duke i dhënë më shumë… famë një kompeitcioni që, pavarësisht emrit, nuk është Kupa Kombëtare, por një turne mes skuadrash të kategorive inferiore që luajnë për t’u ngjitur në kategoritë superiore të kampionatit peruan. Një ambient që është mësuar me histori të çuditshme, por kjo e fundit mund t’i ketë kaluar të gjitha.

 

Related posts

“GLOBE SOCCER AWARDS” 2020/ Messi, CR7 dhe Lewandowski “përplasen” për lojtarin më të mirë të vitit

Delo.autor

“EL CLASICO”/ Real Madridi në garën për “Copa del Rey” e pestë. Ja kush i PENGON

Delo.autor

“KOULIBALY ËSHTË “CR7” E NAPOLIT”/ Deklaron ish-trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Fabio Capello

Delo.autor

Leave a Comment