Futboll Sport

ZYRTARE / Shtyhen zgjedhjet për president të FSHF-së, caktohet data e re

Asambleja e FSHF ka caktuar një datë të re për zgjedhjen e presidentit të FSHF-së dhe Komitetit Ekzekutiv. Meqënëse në fuqi mbetet ende një vendim gjykate që pezullon zhvillimin e Asamblesë, është preferuar që të mos rrezikohet shfuqizimi i çdo vendimi të marrë sot.

Kështu, zv.presidenti Edvin Libohova, i cili drejtoi Asamblenë, i kërkoi anëtarëve që të caktohej një datë tjetër për zhvillimin e zgjedhjeve për president dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv.

“Kësaj Asambleje i ka paraprirë dy vendime gjykate për pezullimin e Asamblesë. Ankimuesit janë tërhequr nga e drejta e padisë dhe ato kanë humbur thelbin e tyre. Njëri është shfuqizuar dhe është një tjetër që mund të bëjë pengesë. Në respekt të vendimit të gjykatës në fjalë, ju ftojmë të biem dakord që të shtyjmë zgjedhjet me datën 15 mars në orën 10. Nëse jeni dakord në parim të votojmë”, tha Libohova.

Asambleja më pas votoi “pro” për ndryshimin e datës të Zgjedhjeve.

Related posts

“OLD TRAFFORD”​ Paul Ince: “Sanchezi i zhgënjyer që e refuzoi Man Cityn”

Isa.Autor

Doping në atletikë, Keniani Kiprop pozitiv me Epo!

Sadik.Autor

BETEJA E PËRJETSHME/ Messi sfidon Ronaldon në tokën e sheikëve

F.autor

Leave a Comment