Futboll La Liga Sport

E PABESUESHME/ Superkupa e Spanjës: SEVILLA kërcënon të braktisë FINALEN (DETAJE)

Sevilla mund të mos zbresë në fushë për të luajtur ndeshjen e sotme kundër Barcelonës të vlefshme për Superkupën e Spanjës, nëse katalanasit vendosin në fushë më shumë se tre lojtarë ekstrakomunitarë.

Federata Spanjolle e Futbollit deklaroi të shtunën se nuk ka kufizime për të rreshtuar lojtarë që nuk vijnë nga vendet e Bashkimit Europian, pasi ndeshje nuk konsiderohej “zyrtare”. Në ndeshjet e kampioantit dhe Kupës së Mbretit, çdo skuadër mund të ketë në fushë vetëm tre lojtarë që nuk kanë pashaportë europiane.

Edhe ndeshja e Superkupës nromalisht duhej t’i nën shtrohej të njëjtës rregullore, por Federata Spanjolle e Futbollit njoftoi për të kundërtën. Ndeshja do të luhet në orën 22:00 në Tangier, Marok, dhe është hera e parë që zhvillohet me vetëm një përballje, pasi më parë është luajtur me sistemin vajtje-ardhje. Sevilla luan në këtë takim si fianliste e Kupës së Mbretit, pasi Barcelona fitoi të dy trofetë sezonin e kaluar.

Në një deklaratë të klubit andaluzian thuhej: “Jemi të befasuar nga deklarata e Federatës. Departamenti ligjor i klubit po e studion këtë çështje dhe nëse Barcelona rreshton në fushë më shumë se tre lojtarë jashtë BE-së atëherë do të shohim mundësinë e tërheqjes nga ndeshja”.

Tre lojtarët e Barcelonës që nuk kanë pasaportë të Bashkimit Europian janë Arturo Vidal, Malcom dhe Arthur, ndërsa mbrojtësi Marlon është grumbulluar gjithashtu. Braziliani Philippe Coutinho sapo ka marrë pashaportë portugeze ndërsa Leo Messi dhe Luis Suarez gjithashtu kanë pashaporta të vendeve të BE-së.

Edhe trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, nuk është shumë i kënaqur me ndryshimin e rregullores. “Superkupa nuk është quajtur ndeshje zyrtare, nuk e di çfarë t’ju them për këtë. Mendoj që Sevilla është skuadër profesoniste, edhe Barcelona gjithashtu. Me gjithë problemet që kemi pasur këtë javë me lojtarët që nuk kanë pashaporta të BE-së mund të na kishin njoftuar më herët”, tha spanjolli.

Related posts

FITON FALË AUTOGOLIT/ Teuta mposht Krutanët, 2 futbollistë largohen nga fusha me ambulancë

Delo.autor

E DHIMBSHME/ Aksidenti i tmerrshëm, humbin jetën 2 futbollistët e rinj (VIDEO)

Delo.autor

E ARDHMJA E SULMUESIT FRANCEZ MBETET NJË MISTER/ Ja kush do të jetë ylli që do të zëvendësojë Mbappe…

Delo.autor

Leave a Comment