Futboll Sport

E KRAHASOJNË ME RONALDON/ 19-vjeçari Saka, nxënësi me 10-ta që po mrekullon “Tre Luanët”

Tifozët e Arsenalit mund t’ju tregojnë për cilësitë e tij që kur ai shpërtheu me skuadrën e parë në vitin 2018, por Bukayo Saka u prezantua me një publik më të gjerë në ndeshjen e fundit në grup të Anglisë kundër Çekisë.

Shpërthyes në sulmin e “Tre Luanëve”, sulmuesi 19- vjeçar i cili debutoi në këtë Europian, u shpall në fund lojtari më i mirë i ndeshjes.

JETA – Ai ka lindur në Londër, nga dy prindër emigrantë nga Nigeria, të cilët e edukuan me devotshmëri se si të jetë i përulur në jetë. Pasionin për futbollin e tregoi menjëherë. Ai u ngjit me shpejtësi në radhët e akademisë së “Topçinjve”, ndërsa trajnerët e moshave e krahasonin me Kristiano Ronaldon.

Por, ndërsa ndiqte pasionin e tij, Saka nuk i linte kurrë mësimet pas dore. Përkundrazi, ai ishte një nxënës 10-te. Babai, tifoz i Njukasëllit, nuk e dërgoi dot në skuadrën e tij. Fati i tij ishte Arsenali, ku punoi me Fredi Ljungbergun, idhullin e tij tek ekipi U-15. Totenhemi dhe Çelsi tentuan ta joshnin, por ai nuk tradhtoi kurrë dashurinë e tij të parë: “Mora ftesa nga Totenhemi, Çelsi, Fulhami dhe Uotfordi, por e vetmja zgjedhje ishte Arsenali. E shijoja shumë mënyrën se si luanin dhe ishte zgjedhje e lehtë për mua”.

Dhe Saka nuk befasoi vetëm Ljungbergun, por edhe golashënuesin më të mirë të “Topçinjve”, Tieri Henri, i cili tha ndërsa e shikonte nga afër: “Ai kërkonte gjithnjë të driblonte. Donte topin dhe ishte shumë i zoti me të”. Edhe në një sezon të vështirë për Arsenalin siç ishte ky i fundit, Saka ishte pjesa shkëlqyese e skuadrës së Mikel Artetës.

Tifozët e Arsenalit e votuan lojtarin më të mirë të sezonit. Me 7 golat dhe 10 asistet në 46 ndeshjet e tij, Saka i dha herë pas here një dorë klubit. Dhe Sauthgejt sot e vlerëson shumë. I ka dhënë mundësi të luajë në 5 ndeshje me kombëtaren dhe pas Çekisë, u shpreh se është mrekulluar nga talenti i tij. Çështja është nëse ai do t’i japë një tjetër shans në ndeshjen e 1/8-ave. Deri tani, Saka nuk i ka shpërdoruar shanset që i janë dhënë…

Related posts

E BUJSHME/ Arrihet marrëveshja, ish-sulmuesi i Partizanit drejt rikthimit në Serinë A

Delo.autor

BARÇA “PREK” KREUN/ PIQUE dhe ‘I PANJOHURI’ i japin fitoren katalanasve (VIDEO)

Isa.Autor

Merr frymë Vllaznia, fiton kundër Laçit dhe kalon Teutën

Sadik.Autor

Leave a Comment