Futboll Premier League Sport

E PAPRITUR/ EMERY nuk e pëlqen: Shkodran Mustafi transferohet në Turqi tek…

Gazeta e njohur turke “Fanatik” ka shkruar sot që Galatasaray ishte e interesuar për ta huazuar mbrojtësin qendrorë të Arsenalit, Shkodran Mustafi, por klubi anglez e ka refuzuar ofertën e klubit turk. Gazeta turke raporton që Galatasaray kishin ofruar një ofertë huazimi për Mustafin, por skuadra nga Premier Liga e ka refuzuar atë pasi që ata janë duke konsideruar që ta shesin atë.

Raportohet se Arsenali e ka bërë të qartë që nuk do ta lirojë lojtarin nën çmimin 25 milionë euro. Sipas Fanatik, Arsenali i ka thënë Galatasarayt se ata kanë pranuar oferta të tjera nga disa klube për Mustafin, por nëse oferta nuk materializohet sipas interesave të tyre, ata mund të flasin me Galatasarayn për ndonjë huazim.

Me lojtarët e rinj që ka sjell Arsenali këtë verë, Galatasarayt shpreson që shqiptari të jetë plus për kërkesat e Emery dhe ata ta lënë atë ti bashkohet atyre këtë verë. Mustafi ju bashkua Arsenalit nga Valencia në vitin 2016 dhe ka kontratë me londinezët deri në qershorin e vitit 2021.

Related posts

Rrëzohet shpeshherë në tokë, ja sa minuta ka qëndruar i shtrirë gjatë ndeshjeve Nejmar

Isa.Autor

“KUNJA” PËR GUARDIOLËN/ Klopp: Një vit i madh për Anglinë, të gjithë prisnin Barcelona-City në finale

F.autor

NGA BENATIA TEK SUAREZ/ Njihuni me 5 lojtarët “HARRAQ” që lanë pasaportat dhe u nisën…

Delo.autor

Leave a Comment