Futboll Seria A Sport

E PAPRITUR/ Samuel ETO’O largohet nga Turqia, ja ku do ta vazhdojë karrierën

Samuel Eto’o nuk është më një futbollist i Konyaspor: 37-vjeçari, që ka shkëlqyer në karrierën e tij me Barcelona dhe Inter, ka prishur kontratën me klubin turk, ku kishte zbarkuar në janarin e këtij viti dhe në 14 ndeshje të luajtura shënoi 6 gola.

Sulmuesi, që është shpallur katër herë “futbollisti i vitit” në Afrikë, ka luajtur edhe me Real Madrid, Mallorca, Chelsea, Everton dhe Sampdoria, gjatë karrierës së tij ku numëron 56 gola në 118 ndeshje me Kamerunin.

Sipas “calciomercato.com”, Eto’o do ta vazhdojë karrierën te Nimes, skuadra franceze që sivjet është rikthyer në Ligue 1, e cila duket se gatshme të bëj një sakrificë financiare për të marrë një nga futbollistët më të famshëm në historinë e futbollit modern.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Milani zgjedh drejtorin e ri sportiv dhe trajnerin, ja emrat

Delo.autor

“MË KISHTE MUNGUAR GOLI”/ Myrto Uzuni: Tek Ferencavros jam rritur, ndihem më mirë që…

Delo.autor

DEKLARATA BOMBASTIKE/ Usain BOLT zbulon çelësin e suksesit: Nuk bëja SEKS me…

Isa.Autor

Leave a Comment