Futboll Sport

FRANCË-ZVICËR/ Starton Xhaka dhe Shaqiri nga minuta e parë, Deshamps me “artileri të rëndë” (FORMACIONET ZYRTARE)

Duke filluar nga ora 21:00, Franca do të përballet me Zvicrën për fazën e 1/8-ve të Kampionatit Europian.

Franca vjen si favorite absolute në këtë sfidë, por ky Europian ka bërë që dhe skuadrat e mëdha të dridhen. Eliminimi i Holandës dhe Portgualisë, ka bërë që skuadrat “big” të mendohen mirë para se të quhen favorit. “Gjelat” arritën të kalonin me sukses grupin e ferrit ku bënin pjesë dhe Gjermania, Hungari dhe Portgualia dhe mbrëmjen e sotme do të tentojnë të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt lavdisë.

Nga krahu tjetër, Zvicra vjen në këtë fazë të 1/8-ve si një surprizë e bukur e cila u kualifikua vetëm pasi mbaruan të gjitha ndeshjet e grupeve, duke u renditur ndër vendet e treta më të mira. Helvetët do të tantojnë gjithçka në këtë ndeshjes, ku sytë janë te Shaqiri i cili shkëlqeu me dopietë kundër Turqisë.

Sa i përket formacioneve trajneri Deshamp ka hedhur në fushë të gjithë arsenalin e tij duke mos hequr dorë nga tredhëmbëshi, Mbape, Grizman, Benzema. Ndërsa për Zvicrën titullarë do ta nisin dhe Xhaka me Shaqirin të cilët pritet të bëjnë paraqitje pozitive mbrëmjen e sotme.

FORMACIONET ZYRTARE

Related posts

VENDIMI PËR SKËNDERBEUN/ Reagon presidenti Takaj: Tifozëve korçarë ju them që…

Delo.autor

MERR FUND DILEMA/ Mediat spanjolle ZBULOJNË se ku do të transferohet SADIKU

Isa.Autor

“PËRGJAKJA” E SUPERSFIDËS/ Publikohen pamjet që i morën jetën tifozit të Interit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment