Futboll Premier League Sport

E PARITUR/ Paris SG blen sulmuesin e Stoke për 20 milionë euro, krahasohet me ETO’O

Paris Saint Germain ka marrë sulmuesin e Stoke, Eric Maxim Choupo-Moting. Sulmuesi 29-vjeçar nga Kameruni do të marrë vendin e lënë bosh nga Goncalo Guedes, i cili shkoi te Valencia për 35 milionë euro.

Stoke City donte ta mbante ish-sulmuesin e Schalke, si një nga armët më të forta për ringritjen në Premier League, por u dorëzua përballë dëshirës së futbollistit dhe 20 milionë eurove të ofruara nga Parisi.

Choupo-Moting, autor i pesë golave në sezonin e fundit të Premier League, do të jetë zëvendësuesi i njërit mes Cavani, Neymar dhe Mbappe.

 

Related posts

“ZLATAN ËSHTË VETËM NJË”/ Ibrahimovic motivon Milanin: Ja sesi fitohet kampionati

Delo.autor

Suedi-Zvicër, formacionet zyrtare. Ja sa shqiptarë zbresin në fushë (FOTO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Mechelen në Belgjikë shkarkon Besnik Hasin

F.autor

Leave a Comment