Bundesliga Futboll Sport

E PAZAKONTË/ Mesfushori i BAYERN DËMTOHET në lamtumirën e Schweinsteiger

Ndeshjet e lamtumirës janë gjithmonë një moment i veçantë! Respektohet një shok ekipi që po tërhiqet nga futbolli. Kujtohen episode të ndryshme, thuhet barcaleta, qeshet me njëri-tjetrin dhe në fund luhet një ndeshje futbolli. Edhe lamtumira e Bastian Schweinsteiger, kampion i botës në vitin 2014, ikonë e futbollit gjerman, bëri të njëjtin gjë.

Momente emocionet mes familjen dhe miqtë, por ka nga ata që nuk dolën të lumtur nga kjo sfidë mes Bayern Munich dhe Chicago Fire. Leon Goretzka u dëmtua në kavilje dhe rrezikon të mungojë në fundjavë.

Faji ishte i mbrojtësit Christian Dean, që ndërhyri ashpër ndaj Goretzka, ndërsa klubi i Bayern, duke parë edhe dëmtimin e Coman, është shqetësuar jo pak nga ajo që ndodhi. “SportStarLive” bën të ditur se me shumë gjasa Goretzka nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Nico Kovac për ndeshjen ndaj Stuttgart.

Related posts

LIVE/ Tirana-Laçi, Dëmtohet Ngo tek bardheblutë. Ja kë hedh trajneri Xhafa në fushë

Delo.autor

Sturridge vendos të largohet nga Liverpooli, afër zyrtarizimit tek Southamptoni

Q.Autor

NUK ISHTE NË BOTËROR/ Barcelona e ka seriozisht për mbrojtësin e PSG

Isa.Autor

Leave a Comment