Futboll Premier League Sport

E RALLË/ SARRI ndryshon RREGULLAT për t’i hyrë në QEJF lojtarëve të Chelsea

Trajneri i ri i Chelseat, Maurizio Sarri, i ka shtyrë një pjesë të ushtrimeve pasdite, në mënyrë që lojtarët e skuadrës së tij të kenë mundësi të shpenzojnë më shumë kohë në shtëpi me fëmijët e tyre.
Edhe pse raportohet se ai i detyron lojtarët të bëjnë ushtrime mjaftueshëm të vështira, Sarri mendon se është e rëndësishme që lojtarët e tij të kenë një jetë të mirë edhe jashtë futbollit.

“Trajneri i ri është shumë i kuptueshëm me lojtarët dhe jetën e tyre jashtë futbollit. E gjitha kjo është si rrjedhojë e faktit që edhe Maurizio kishte një jetë jashtë futbollit para se të bëhej trajner, kështu që nuk e sheh futbollit si gjënë e vetme të rëndësishme në jetë”, ka thënë një burim brenda klubit për Sky Sports.

“Ai po punon shumë me ta dhe nganjëherë bëjnë ushtrime të dyfishta. Por, ai është në dijeni që ata kanë familje dhe mendon se është mënyrë e mirë për t’i mbajtur ata të lumtur me pak më shumë liri”.

“Kjo përfshinë edhe shtyrjen e disa ushtrimeve për pasdite, në mënyrë që lojtarët të shijojnë mëngjesin dhe fëmijët dhe familjet e tyre”.

Sipas The Telegraph, Sarri i ka ndryshuar edhe rregullat sa i përket mënyrës së ushqimit të lojtarëve dhe e ka larguar rregullën që i detyronte lojtarët të bënin gjumë në një hotel të gjithë së bashku natën para një ndeshje.

Related posts

CHAMPIONS/ PSG ia del me sukses në misionin e përmbysjes, francezët eliminojnë Dortmundin

Delo.autor

(VIDEO) Bonucci bën gjestin human, merr pjesë në nismën kundër bulizmit

Q.Autor

BARCELONA NË KRIZË/ Pique: Vështirë ta fitojmë Champions-in

Delo.autor

Leave a Comment