Futboll Sport

“Supermarketi Skënderbeu”, Partizani bëhet gati për pazar

Merkatoja e verës pritet të shoqërohet me shumë surpriza në kampin e kuq, ku me shumë mundësi drejtuesit e Partizanit nuk do të ndjekin rrugën që përdorën një vit më parë, duke i hapur dyert për mall importi të pacertifikuar. Ndaj, në strategjinë e re të “demave” është afrimi i lojtarëve, që u njihet kontributi, si dhe që kanë eksperiencë në Superiore.

Me një pezullim të mundshëm nga pjesëmarrja në Europë, Skënderbeu parashikohet të kthehet në një “supermarket”, ku të interesuarit kanë zënë radhën që të përfitojnë nga ofertat e mundshme. Burime të ndryshme bëjnë me dije për “Panorama Sport” se edhe drejtuesit e Partizanit e kanë në konsideratë afrimin e disa elementëve nga skuadra korçare. Madje, thuhet se kanë nisur edhe kontaktet e ndërsjella, në mënyrë që t’i kaparojnë në kohë lojtarët e shënjestruar.

Partizani kërkon që të jetë korrekt në këtë rast, pasi nuk publikon emra, meqenëse lojtarët ende nuk e kanë mbyllur sezonin me Skënderbeun, si dhe nuk ka një vendim final nga UEFA për korçarët nëse do të jenë pjesë e shortit të 19 qershorit për Kupat e Europës. Mësohet se të kuqtë janë të interesuar për 3-4 lojtarë, por pa zbuluar emrat. Kohë më parë, drejtori Olsi Rama pati deklaruar se nga Skënderbeu i pëlqenin Taku dhe Gavazaj. Nga kërkesat aktuale që ka Partizani, Mici, Dita dhe Xhejms janë më të mundshmit, por gjithçka pritet të mësohet në ditët në vijim, pasi edhe situatat do të jenë të sqaruara, si për pezullimin e mundshëm të Skënderbeut, por edhe përfshirjen e Partizanit në Ligën e Europës

Related posts

“EURO 2020″/ De Ligt provokon Italinë: Po bëjnë mirë, por ende nuk janë përballur me…

Delo.autor

“COPPA ITALIA”/ Atalanta triumfon me përmbysje, Gjimshiti arrin Strakoshën në finale

Delo.autor

“ËSHTË NJË NDESHJE E VËSHTIRË”/ Maruzio Sarri i druhet shumë këtij Milani, paralajmëron Juventusin e tij!

Delo.autor

Leave a Comment