Futboll Sport

E RRALLË/ Presidentët TRUMP dhe INFANTINO i japin “karton të kuq” MEDIAS (VIDEO)

Trump i ka dhënë medias karton të kuq pas takimit me presidentin e FIFA-s Infatino, në shtëpinë e bardhë. Dy “kokat” janë takuar në Washington për të diskutuar rreth Kupës së Botës 2026, që do të organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Presidenti FIFA-s nuk ka shkuar duarbosh në shtëpinë e bardhë, po i ka dhuruar kreut të shteteve të bashkuara një fanellë dhe dy kartona, të verdhin dhe të kuqin.

Infantino ka thënë me shaka që Trump-i mund t’i përdorë kartonat gjatë takimeve të ardhshme me median, konkretisht ai ka thënë:

“Edhe diçka, ti e di që në futboll kemi arbitra apo jo? Edhe ata kanë kartona. Të verdhë edhe të kuqë. I verdhi është për të tërhequr vëmendjen, dhe kur do t’a nxjerrësh jashtë dikë, nxirri të kuqin… kështu që besoj mund të të hyjë në punë.”

Trump ja ka kthyer duke thënë: “Kjo është shumë ide e mirë. Më pëlqen. “- teksa pretendoi se ju dha karton të kuq të pranishmëve.

 

Related posts

Kupa e Botës/ Publikohen formacionet zyrtare të takimit Kroaci-Nigeri

Sadik.Autor

Nis takimi në Durrës. Teuta luan sfidën e jetës, Kamza për të mos humbur

Sadik.Autor

E zbulon gazeta spanjolle/ NEYMARI kërkoi DUKE QARË rikthimin në futbollin spanjoll tek…

Isa.Autor

Leave a Comment