Futboll Seria A Sport

Efekti “RONALDO”/ Kompania e famshme bëhet sponsor i JUVENTUSIT (FOTO)

Transferimi i Kristiano Ronaldo te Juventus po vijon të jap efekte madhështore te financat e klubit italian. Pas të ardhurave të rritura nga fanelat e shitura apo rritja e çmimit të biletave, tashmë padiskutim që vjen rradha e marketingut.

Së fundmi “Zonja e vjetër” ka firmosur një marrëveshje të re sponsorizimi me kompaninë e famshme të prodhimit të makaronave “Pasta de Cecco”. Lajmi është njoftuar nga vetë torinezët nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, me distributorin e famshëm që tashmë i shtohet listës së gjatë të financuesve të bardhezinjve.

“Pasta de Cecco” është një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të makaronave në botë, ku madje në vitin 2013 u rendit e treta në këtë listë në rang global.

Related posts

SHUMA E ÇMENDUR/ Njihuni me super avionin e ri të Messit. Ja çfarë shkruhet tek bishti (FOTO)

Isa.Autor

BARAZIMI I TRETË RADHAZI/ “Perla” e Nainggolan ndal Interin në “San Siro” (VIDEO)

Delo.autor

Legjenda e Ukrainës sulmohet nga ish-vjerra (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment