Futboll Sport

E FUNDIT/ Në Spanjë e bëjnë fakt të kryer: Sadiku largohet nga Levante

Armando Sadiku do të largohet sot nga radhët e Levantes për të vazhduar karrierën me një klub tjetër.

Ky është lajmi që vjen nga Spanja ku sigurohet se sulmuesi shqiptar nuk do të vazhdojë më karrierën te Levante ku klubi nuk e sheh të vlefshëm për projektin në La Liga.

Sipas mediave spanjolle, pasi ka zyrtarizuara prishjen e kontratës me Samu Garcia, klubi i Levantes do të bëjë të njëjtën gjë me Armando Sadikun, i cili nuk është as i regjistruar në këtë edicion me skuadrën valenciane pasi ishte i dëmtuar në momentin kur u përpiluan listat për kampionatin.

Megjithatë, në këtë rast nuk bëhet e ditur se si do të jetë formula e largimit të Sadikut, nëpërmjet huazimit, shitjes apo prishjes së kontratës siç kishte ndodhur me Samu Garcia.

Ndërkohë, nga Zvicra vjen një tjetër lajm që e përforcon këtë hipotezë dhe tregon se lojtari po shkon drejt Luganos, për herë të tretë në karrierën e tij. Vetë presidenti i klubit, Anxhelo Renxeti, konfirmon se është shumë pranë firmës me sulmuesin shqiptar.

“Lojtari sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Spanjë, në Valencia, ndërsa stafi mjekësor i Luganos do të jetë pranishëm për të bërë vlerësimet e rastit. Nëse testet do të jenë pozitive dhe nëse njëkohësisht ia dalim të sistemojmë gjërat me shitjen e disa lojtarëve, atëherë kthimi i Sadikut te ne do të bëhet i mundshëm”, tregoi Renxeti për mediat zvicerane.

Related posts

Parashikuesi Erikson: Më mirë të luanin kundër Brazilit sesa ndaj Suedisë

Isa.Autor

41 GOLA NË 41 NDESHJE KËTË SEZON/ Ylli Haaland paralajmëron kundërshtarët me mesazhin e fundit

Delo.autor

Nga “llumi” te milionat, trajneri që zbuloi Neymar tregon… (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment