Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Gjeorgjianët “dominojnë” në gola, Cungu beson te kualifikimi

Pasi u eliminuan nga Champions League, Kukësi nuk ka mbetur pa objektiva. Tani në Europa League verilindorët kanë shansin e artë të provojnë deri në kualifikimin për në fazën e grupeve të kompeticionit.

Përpara duelit në Gjeorgji me Torpedo Kutaisi, tekniku Armando Cungu ka thënë fjalën e tij për përballjen e së enjtes. Kundërshtari ka një ecuri premtuese deri më tani dhe ka përparësi përsa i përket anës ofensive, megjithatë diferencat me Qarabagun që kanë Torpedo i jep optimizëm Cungut për kualifikim.

“Nuk është e lehtë të përballesh me askënd, ashtu si edhe me kundërshtarin e radhës. Bëhet fjalë për një skuadër që nuk ka pësuar asnjë gol, por natyrisht që nuk është në nivelin e Qarabagut, ndaj në këtë pikë, mendoj se Kukësi ka shanse reale për t’u kualifikuar”, deklaron tekniku shkodran për “Supersport”.

Në raundin pasardhës i pret fituesi i cciftit Ludogorets -Zrinjski Mostar, por Cungu nuk kërkon të tregohet “aventurier”.

“Nuk preferoj të kapërcej male, pa kaluar më parë kodrën që kemi përballë, Duhet të bëjmë përpjekjet e duhura për të kaluar Torpedon dhe pastaj të mendojmë për kundërshtarin e radhës”, përfundon intervistën Cungu.

Related posts

DERBI/ Tirana humbet penallti në kohën shtesë, barazim ndaj Partizanit

F.autor

DERBI I MERSEYSIDE/ Mbrojtja e Everton gabon, Salah nuk e fal (VIDEO)

Delo.autor

Formacioni i javës në Ligën e Evropës, ka befasi!

Sadik.Autor

Leave a Comment