Futboll Seria A Sport

RISIA/ “Facebook” tjetër GODITJE televizioneve, transmeton SERIE A pa pagesë

Që rrjetet sociale kanë avancuar shumë kjo nuk është më një çudi, por që të konkurronin dhe televizionet për të drejtën e transmetimit të ndeshjeve, kjo sigurisht është diçka shumë e madhe. Sot, pjesa më e madhe e takimeve në botë mund të ndiqen në kanale pirate në internet, por puna ka arritur deri aty sa rrjetet më të mëdha sociale kanë nisur të blejnë të drejtat e transmetimeve të ndeshjeve.

“Facebook” për të parën herë do të transmetojë një ndeshje në javë të kampionatit Italian. Nuk është më një aludim, por diçka konkrete, kjo për faktin se është paraqitur dhe kalendari i javës së parë. Do të jetë ndeshja hapëse e Seria A mes Kievos dhe Juventusit që do të shënojë dhe këtë hap madhor të “Facebook”-ut.

Gjithsesi, duhet saktësuar se ndeshjen do të kenë mundësi ta ndjekin pa pagesë vetëm ata që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Po ashtu “Facebook” ka blerë të drejtën e transmetimit dhe të disa nga ndeshjeve të La Liga-s.

Një eksperiment që pritet të rezultojë shumë i suksesshëm për “Facebook”, por që godet shumë televizionet me pagesë, që tani duhet të konkurrojnë dhe me rrjetet sociale, sepse pas “Facebook” nuk do të ishte çudi që të kishim ndonjë tjetër adresë interneti që të blete të drejtën e transmetimit të ndeshjeve në kampionatet më elitare.

Related posts

KOHË NDRYSHIMESH TEK CHELSEA/ Gati 100 milionë euro për zëvendësuesin e dështimit

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Itali-Greqi. Rezultati 1-0

Delo.autor

NUK KANË FUND VLERËSIMET/ Premier League shpall Armando Brojën si “Mbreti i ndeshjes”

Delo.autor

Leave a Comment