Europa League Futboll Sport UEFA

EUROPA LEAGUE/ Osmani dhe Ibrahimi: Kemi potencial për të përmbysur Rosenborgun

Trajneri Qatip Osmani dhe sulmuesi Besart Ibraimi u shfaqën mjaft optimistë në konferencën për shtyp para ndeshjes së kthimit me Rosenborgun në fazën play off të Europa League-s.

Kuqezinjtë të enjten kanë para vetes ndeshjen më të rëndësishme në historinë e klubit, pasi ka shansin të hyjë në grupet e UEFA Europa League. Shkëndija u mund 3-1 nga kampioni i Norvegjisë, Rosenborgu, në takimin e parë të play off-it, ndërsa tani ekipi ka nevojë për fitore 2-0 për të prekur suksesin më të madh në histori.

“Ne në skuadër sigurisht se jemi optimistë dhe jemi të bindur se rezultati negativ në ndeshjen e parë me Rosenborgun mund të anulohet. Shkëndija ka forcë për ta kaluar skuadrën e Rosenborgut dhe të hyjë në grupet e UEFA Europa League. Jemi të gatshëm për gjithçka, do luajmë për të marrë më të mirën, por ekipi besoj është gati edhe për kohën shtesë apo edhe për penalltitë”, – deklaroi trajneri Qatip Osmani.

“Dua të theksoj se jemi për herë të tretë në play off të UEFA Europa League, çka është një sukses i madh për ne. Tani sigurisht se duam të bëjmë histori të re dhe të hyjmë ne grupe, por pa i krijuar presion vetes. Kundërshtari vjen me llogaritë e veta, kemi negativë nga ndeshja e parë, por premtojmë maksimumin për të tentuar përmbysjen dhe për të bërë këtë na duhet edhe mbështetja e publikut“, – u shpreh sulmuesi Besart Ibraimi.

Skuadra e Rosenborgut ka arritur në Shkup dhe në orën 19:00 do të zhvillojë seancën stërvitore në stadiumin “Filipi i Dytë”.

Related posts

SHKËMBIMI I BUJSHËM/ Marrëveshja Barcelona-Inter, “katalanasit” vijnë me idenë “e çmendur”

Delo.autor

Sadiku: Në Shqipëri të gjithë e kanë ves të ankohen, tifozët më luten për një Europian tjetër

Sadik.Autor

SKEDINA E DITËS/ Ja SUPER ndeshjet që ju bëjnë MILIONERË SOT (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment