Futboll Sport

EKSKLUZIVE/ Mikel Canka: E kam MBYLLUR kapitullin me Lushnjen. Tani do të DJERSIS vetëm për…

Kampionati Shqiptar ka nisur dhe bashkë me të pritet të startoi edhe Kategoria e Parë. Në vitet e fundit por edhe këtë sezon gara pritet të jetë e ashpër pasi skuadrat që pretëndojnë elitën e futbollit tonë janë të shumtë. Mes ekipeve pretendente në saj të finacave dhe merkatos pozitive që ka zhvilluar është edhe Egnatia. Skuadra Rrogozhinase e cila ishte edhe surpriza e sezonit të shkuar pasi u rendit e dyta në grupin A, synon këtë sezon Superligën. Për të folur mbi atmosferën në klubin e drejtuar nga Vladimir Gjoni, kemi intervistuar ekskluzivisht për AlpeNews.al sulmuesin e njohur Mikel Canka. Futbollisti Lushnjar na tregon pse zgjodhi Egnatian, situatën tek bardhjeshilët dhe abicjet e sezonit të ri i cili do të nis nga 9 shtatori.

INTERVISTA E PLOTË

1- Mikel Canka ke qenë një lojtarë jetik për Lushnjen ndër vite, pse ju bashkuat Egnatias këtë sezon?

U bashkova me ekipn e Egnatias sepse me pëlqeu projekti dhe afrimet që po bënin për këtë sezon drejtuesit e klubit. Për sa i përket Lushnjes, nuk më kontaktoi njeri ndaj unë zgjodha Egnatian. Pashë që ka pasion dhe objektiva të qarta për të arritur maksimumin në fund të sezonit. Këtu ka disa vite që po bëhet një punë e shkëlqyer.

2- Si po shkon ambjentimi në Rrogozhinë?

Ambjentimi ka shkuar shumë mirë pasi ka ndikuar disa faktorë të rëndësishëm në futboll. Në skuadër që aktualisht drejtohet nga trajneri Vladimir Gjoni ka shumë lojtarë me të cilët ka luajtur tek Lushnja. Pastaj Rrogozhina është është shtëpija ime e dytë pasi ka luajtur edhe më parë me këtë fanellë.

3- Cilat janë objektivat e këtij sezoni me Egnatian pasi klubi ka zhvilluar një merkato të bujshme?

Unë por edhe i gjithë klubi i lojtarëve kanë uri për të fituar. Do të mundohemi të japim maksimumin paësi kushtet i kemi optimale. Do të djersisim dhe do të mundohemi që të gjithë së bashku të arrimë objektivat e klubit.

4- Çfarë nuk po shkon tek Lushnja pasi ekipi dhe Bashkia kanë patur shumë mosmarrveshje midis tyre?

Unë e kam mbyllur kapitullin me Lushnjen. Tashmë jam pjesë e Egnatias dhe mendojë vetëm për interesat e saj.

5- Sa gola premtoni këtë sezon?

Do bëj atë që kam bërë në të gjithë karrierën time, nuk kanë rëndësi golat për mua ka rëndësi suksesi kolektiv i skuadrës.

6- Kë shikoni si skuadrën favorite në Kategorinë e Parë në grupin B?

Në grupin B në këto vitet e fundit gjithmonë ka patur riavlitet të ashpër. Janë disa ekipe që pretendojnë superioren. Duke parë merkaton por edhe financat e skudrave respetive, padyshim që mes kandidarëve është edhe Rrrogozhina. Unë besojë tek ky grup lojtarësh të spikatur dhe jam i bindur se do të arrijmë gjëra të mëdha me mbështetjen e tifoëve Rrogozhinas të cilët janë të mrekullueshëm.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

REVOLTA E TIFOZËVE/ Reagon “Bomberi” Muriqi: Do e dëmtoja Kosovën nëse do isha në fushë

Delo.autor

BEFASON Griezmann: “TOPI I ARTË” duhet të jetë nga ekipi më i mirë në botë

Isa.Autor

Bernabeu harron RONALDON/ TIFOZËT tregojnë se kush duhet të fitoi “TOPIN E ARTË”

Isa.Autor

Leave a Comment