Sport Të tjera

Europiani i Divizionit B, Shqipëria në vendin e fundit me Kombëtaren U-18

Kombëtarja U-18 në basketboll për djem e ka mbyllur në vendin e fundit aventurën e saj në Divizionin B të Kampionatit Europian, turne që u zhvillua në Shkup. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajnerët Gledis Muhametaj dhe Vladimir Xheka i humbën te 8 ndeshjet e luajtura në këtë turne, si ato të fazës së grupeve ashtu dhe ato për renditjen përfundimtare.

Shqipëria ndodhej në Grupin B, ku humbi njëra pas tjetrës ndeshjet me Slloveninë, Suedinë, Bullgarinë, Danimarkën e Sllovakinë. Më pas, për kalsifikimin përfundimtar, kuqezinjtë u mundën edhe nga Luksemburgu, Gjeorgjia e Rumania, duke u renditur në vendin e 24-t. Një rezultat i dobët, pasi pritej një paraqitje disi më e mirë e kombëtares në këtë event.

Rezultatet teknike të Kombëtares U-18 djem

Shqipëri – Slloveni, 35-79

Shqipëri – Suedi, 42-122

Shqipëri – Bullgari, 49-93

Shqipëri – Danimarkë, 40-87

Shqipëri – Sllovaki, 47-81

Shqipëri – Luksemburg, 61-84

Shqipëri – Gjeorgji, 47-93

Shqipëri – Rumani, 55-102

Related posts

KRITIKOI TRAJNERIN/ Sulmuesi i Milanit e pëson rëndë, do të përjashtohet nga…

Delo.autor

REAL MADRID-BETIS/ “Los Blancos” synojnë ta mbyllin sezonin e dështuar me një fitore (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Real Madridi i vë tabelë shitjeje “yllit” të saj, 100 milionë euro për shërbimet e tij

Isa.Autor

Leave a Comment