Futboll Sport

“Fadil Vokrri” ndez dritat dhe hap dyert për të pritur Superkupën e Kosovës

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të hapë dyert dhe ndezë dritat, për të pritur ndeshjen e parë zyrtare, finalen e Superkupës, Drita-Prishtina.

I inauguruar dhe licencuar nga UEFA vetëm pak ditë më parë, stadiumi mori emrin e legjendës së futbollit të Kosovës, ish kreut të FFK-së, Fadil Vokrri, i cili u nda nga jeta në mënyrë të papritur në qershor të këtij viti.

Drita e Gjilanit, fituese e Superligës në Kosovë dhe Prishtina, fituese e Digitalb Kupës, do të përballen sonte në orën 20:00, në sfidën që do t’i hapë udhë startit të kampionatit, këtë fundjavë.

Të dy skuadrat vijnë në një formë mjaft të mirë, pasi kanë nisur përgatitjet që në fillim të qershorit, duke qenë se morën pjesë edhe në eliminatoret e Champions dhe Europa League.

Për më tepër, si gjilanasit, ashtu edhe kryeqytetasit kanë bërë afrime të shumta në merkato, për të përmirësuar organikën e tyre dhe për të qenë më konkurruese.

Ndryshe nga ndeshja e fundit e kampionatit, që u luajt në Pejë, në një stadium të vogël dhe të papërshtatshëm, “Fadil Vokrri” do të ofrojë një mikpritje speciale edhe për dy nga tifozëritë më të “zjarrta” në Kosovë, Plisat e Prishtinës dhe Intelektualët e Dritës.

Related posts

REFUZON KALIMIN NË LIGËN TURKE/ Arbër Zeneli: Synoj transferimin në Angli e Spanjë, nuk e di se…

Delo.autor

Crystal Palace, 20 milionë euro për mbrojtësin e Lille

Q.Autor

Mbyllet pjesa e parë, Peruja udhëheq ndaj Australisë, Franca “paqe” me Danimarkën

Sadik.Autor

Leave a Comment