Futboll Sport

Firmë në fund të merkatos/ Partizani nis bisedimet me ish-mesfushorin e Kombëtares

Partizani dje ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me sulmuesin koreano-verior, So Huon-Uk, ndërkohë që kjo nuk është goditja e fundit para mbylljes së merkatos. Të kuqtë po punojnë fort për të përforcuar repartin e sulmit.

Së fundmi zbulohet se “Demat” janë vënë në lëvizje për të firmosur me ish-lojtarin e Kombëtares. Bëhet fjalë për mesfushorin Jurgen Gjasula i cili ka luajtur kryesisht në Gjermani, ndërkohë që ka qenë pjesë edhe e Kombëtares shqiptare në vitin 2013, ku ka luajtur dy ndeshje pa mundur të shënojë gol.

Mësohet se drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet e para dhe ditët e ardhshme pritet të arrihet dhe marrëveshja për t’i lënë më pas vendin firmosjes së kontratës pasi lojtari momentalisht është i lirë dhe kjo lehtëson diis punën e Partizanit për ta bindur 32-vjeçarin.

Related posts

“LUFTA E FTOHTË” ME ZVICRËN/ Ja afati maksimal i Kamberit në dispozicion të dokumentacionit

Delo.autor

MESFUSHORI TURK PROBLEME TË THELLA ME “TOPÇINJTË”/ Arsenal rihap bisedimet me Ozil, turku është i prerë

Delo.autor

RIKTHIMI I ALLEGRIT TEK JUVENTUS/ Për trajnerin Pirlo del pista e re në Serinë A. Ja skuadra surprizë…

Delo.autor

Leave a Comment