Futboll Sport

Firmosi pa dijeninë e Skënderbeut me klubin turk, Nimaga rrezikon gjyqin me korçarët

Largimi i Bakary Nimagës drejt Turqisë ka lënë të shtangur drejtuesit e Skënderbeut. Përpara takimit me Partizanin ishte raportuar se futbollisti ishte i dëmtuar, por ditën e djeshme ai u zyrtarizua si lojtari më i ri Hataysporit. Kjo lëvizje e ka kapur të papërgatitur Skënderbeun. Afrikani nga Mali rrezikon të dënohet nga FIFA për shkak se nuk ka zgjidhur kontratën me Skënderbeun, e cila përfundon në fillim të vitit të ardhshëm.

Për më tepër Nimaga u ka prishur planet e merkatos korçarëve, të cilët po kërkonin një ofertë për të përfituar financiarisht nga shitja e 23-vjeçarit, por kjo situatë i ka lënë duarbosh. Kjo kontradiktë pritet të zgjidhet në ditët në vijim.

Related posts

AKUZAT PËR PASTRIM PARASH/ Në pritje të gjyqit, ish-presidenti i Barcelonës lihet….

Delo.autor

SHTYPI SERB “LUAN NGA FIQIRI”: Gjuha amtare e SHAQIRT është… serbishtja

Isa.Autor

DERBI NË TË “PREMTEN 13”/ Ja shpjegimi i supersticionit bazuar mbi… frikën

Delo.autor

Leave a Comment