Futboll Premier League Sport

Tottenham bën njoftimin zyrtar/ Ja çfarë ndodh për ndeshjen e parë në Champions League

Të gjithë e kishin menduar se do të ndodhte, por tani është zyrtare. Tottenham Hotspur ka njoftuar përmes faqes zyrtare të klubit se ndeshja e parë në shtëpi për sezonin 2018-2019 të UEFA Champions League është zhvendosur për në “Ëembley Stadium”. Kjo vjen si pasojë e njoftimit më të fundit për vonesë dhe shtyrje të përfundimit të punimeve për ndërtimin e Tottenham Hotspur Stadium, që po zhvillohet në kantierin e të vjetrit “White Hart Lane”. Dështimi në “sistemin kritik të sigurisë” me disa raportime të problemeve me sistemin e fikësve të zjarrit, rezultoi me klubin që shtyu hapjen e impiantit të ri të Spurs, duke transferuar ndeshjet në shtëpi ndaj Liverpool dhe Cardiff në Wembley.

Ekziston rreziku që edhe pjesa tjetër e ndeshjeve në shtëpi të Tottenham në fazën e grupeve të Champions League do të duhet të zhvillohen gjithashtu në Ëembley. Mendohet ndërkohë se UEFA po monitoron situatën dhe mund të jetë e gatshme të lejojë Spursat që të mirëpresin dhe organizojnë ndeshjet në stadiumin e ri, në fazën e eliminimit direkt, nëse do të jetë gati dhe nëse Tottenham arrin deri në atë fazë.

Related posts

HISTORIA/ Nga bankier në trajner-kampion, sakrifica e Sarrit u shpërblye

Delo.autor

Skedina e ‘sigurt’ për sot, ja 5 ndeshjet që iu bëjnë me para

Q.Autor

SFIDA NDAJ LIVERPOOL/ Goditje e madhe për “Kuqezinjtë”, ylli Ibrahimovic dëmtohet sërish. Ja sa do të mungojë…

Delo.autor

Leave a Comment