Futboll Ndeshjet Live Sport

Flamurtari-Kukësi/ Mbyllet pjesa e parë: Alla ndëshkon ish-ekipin me një supergol (VIDEO)

Flamurtari dhe Kukësi luajnë një ndeshje me “thumba” në nivelin e drejtuesve të klubeve, por edhe shumë të luftuar, me elemente cilësore në fushën e blertë.

Në stadiumin Flamurtari, të dyja ekipet vijnë pas barazimeve në ndeshjen e parë, dhe në të dy kampet, fitorja kërkohet me doemos, duke qenë se në këtë sezon kanë edhe objektiva të mëdha.

LIVE | Flamurtari-Kukësi 1-0

GOL: Alla 40′

KOMENTI LIVE

45′ 1 minutë shtesë.

40’ GOOOOL Albi Alla shënon pas një krosimi fantastik të Torasës.
{“videoid”:”1535308211305″,”type”:1,”ratio”:0.75}

35’ Goditje e fuqishme e Bathës nga rreth 25 metra, por mesfushori nuk ka shënjestrën e duhur.

33’ Torasa godet me një gjysmë kthesë nga brenda zone, por topi bllokohet nga mbrojtja kuksiane.

25’ Ndërhyrje e ashpër e Musollit ndaj Torasës, janë vendasit ata që kërkojnë të verdhë për mesfushorin e Kukësit.

23’ Shkëndija mes Rexhinaldos dhe Siljanovskit, pas një prekje me dorë të sulmuesit. Kryesori Alla i merr të dy dhe i qetëson.

20’ Përsëri vendimtar Koliçi. Dzaria godet me kokë, por topi përplaset në këmbët e Torasës, dhe më pas portieri del duke mbyllur gjithçka.

15’ Karton i verdhë për Torasën, për ndërhyrje të gabuar ndaj Rrumbullakut.

8’ Goditje me kokë e Rexhinaldos, i cili shërbehet me një top të gjatë nga Maliqi, por Koliçi ndal.

5’ Musta shërbehet me një top të gjatë, por për arbitrin shkakton faull ndaj Maliqit.

4’ Siljanovski pason për Hysenin, i cili nis Bushiçin, por ky i fundit nuk ia del të gjuajë drejt portës së Malokut.

Related posts

Van Gaalit nuk i ikën inati, mendon të hakmerret ndaj skuadrës që e shkarkoi si trajner

Q.Autor

TALENTET E BARCELONËS “SHKËRMOQIN” VALENCIAN/ Suarez rikthehet në super formë (VIDEO))

Delo.autor

SOT SHQIPËRI-LITUANI/ Kuqezinjtë, për 3 pikët e radhës

Delo.autor

Leave a Comment