Futboll Seria A Sport

“SERIE A NUK KRAHASOHET ME ANGLINË”/ Cassano: Messi unik, Zidane e largoj vetëm për… Allegrin

Nuk mendohet dy herë për të thënë të vërtetën. Antonio Cassano flet edhe për situatën në futbollin spanjoll duke u ndalur te Mesi dhe e ardhmja e Zidanit. Fillimisht, ai flet edhe për vështirësitë e futbollit italian.

SERIA A – “Kam parë në fundjavë ndeshjen Lacio-Juventus dhe Atalanta-Inter. Pashë gjithashtu pasdite edhe Siti-Liverpul. Një diferencë e frikshme me Anglinë. Aty ka ritëm, ka futboll, ka aksione. Këtu në Itali është një mërzi e tmerrshme kur shikon ndeshje. Vazhdojnë akoma më taktikën.

Klop tha përpara ndeshjes se për të vënë në vështirësi Sitin duhet të luajmë përpara dhe aktivizoi 4 sulmues. Nuk shoh dot një ndeshje 90 minuta të kësaj Serie A. Për më tepër pa tifozë nuk ka kuptim”.

MESI – “Vetëm një minutë pas fintes që bëri për Grizmanin filloi të ndryshonte të gjithë lojën. Është lojtar i jashtëzakonshëm dhe nuk ka të tjerë si ai. Kur njerëzit nisin të thonë që ka shënuar vetëm gola me penallti, se është 33 vjeç. Leo Mesi nuk ka rivalë. I vetmi që mund të kishte thyer shumë rekorde do të ishte Ronaldo (braziliani), por për fatin e keq pati probleme në gju. Por aty ka një tjetër histori. Ai stërvitej vetëm të premten, pastaj shënonte 2 gola dhe ikte në Brazil. Fjala ‘Fenomen’ nuk përdoret më, sepse është vetëm për atë”.

E ARDHMJA – “Inteligjenca e Mesit është mbi të tjerët. Atë mund ta markosh me 2-3 futbollistë sepse të parin nuk e llogarit. Ai krijon gjithmonë diçka dhe shënon 40 gola në sezon. Për mendimin tim duhet të largohet nga futbolli i niveleve të larta pas 3-4 vite. Zidan më ka thënë se njerëzit bëjnë mirë të më mendojnë për atë që kam bërë gjatë këtyre viteve dhe jo për vitet e fundit. Kishte të drejtë”.

SITI – “Problemi është se Mesi ka familjen në Barcelonë dhe i biri luan me Barcelonën. Tani që ndryshoi edhe presidenti, mendoj se mund të qëndrojë. Do të ndryshojnë edhe trajnerin Kuman. Shpresoj që të rikthejnë Guardiolën. Do të ishte diçka e jashtëzakonshme. Ende nuk ka rinovuar kontratën me Sitin. Barça duhet të bëjë merkato me lojtarë të mëdhenj dhe të rëndësishëm si Sanço, Nejmar”.

ZIDAN – “Dëgjoj shumë që thonë se Reali duhet të largojë trajnerin. Por për çfarë të largosh një trajner që ka fituar 3 Champions radhazi, diçka që nuk e ka bërë askush më parë. Vitin e kaluar fitoi kampionatin edhe pse kishte diferencë me Barcelonën. Për më tepër nuk bërë asnjë lëvizje në merkato. Kush mund ta drejtojë Realin përveç Zidanit? Guardiola është katalanas, Klop është te Liverpuli. I vetmi mund të jetë Masimiliano Alegri. Ai është menaxhues kampionësh dhe mbi të gjitha trajner”.

Related posts

ANALIZA/ 1000 fytyrat e “Djallit”, trajneri Pioli ka bërë 33 shpikje

Delo.autor

BARCELONA SYNON PËRFOCIME NË VERË/ Ja super formacioni me blerjet e reja, Messi zhvendoset drejt…

Delo.autor

Brazili shkëlqen në miqësore dhe gjen një “yll” të ri, Ikardi pa busull te Argjentina (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment