Futboll Seria A Sport

Forlan I SIGURTË: JUVENTUSI është skuadra më e fortë në Ligën e Kampionëve

Diego Forlan beson se Juventusi është skuadra më e fortë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, derisa edhe Interi mund të luajë mirë. Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Atletico Madridit dhe Interit, ka qenë i pranishëm në tërheqjen e shortit për fazën grupore në Monako dhe i ka dhënë opinionet e tij për skuadrat pjesëmarrëse.

“Mendoj se të gjitha skuadrat janë të lumtura që ndodhen këtu… Juventusi është skuadra më e fortë në garë”. “(Bianconerët) ishin të fortë edhe më parë, prandaj imagjinoni fuqinë e tyre pas transferimit të Cristiano Ronaldos”.

“Sezoni i Interit nuk ka nisur mirë, por është një skuadër e re që ka edhe lojtarë me përvojë. Kjo është një garë ndryshe nga të gjitha të tjerat”. “Interi është kthyer në Ligën e Kampionëve pas shumë vitesh dhe është gjë e mirë për tifozët dhe lojtarët. Ata mund të luajnë mirë”, ka thënë Forlan për Sky Sport Italia.

Juventusi bën gara në Grupin H së bashku me Manchester Unitedin, Valencian dhe Young Boys, ndërsa Interi është pjesë e Grupit B me Barcelona, Tottenham Hotspur dhe PSV Eindhoven.

Related posts

Bacca nuk dëshiron të rikthehet tek Milan, shprehet i lumtur te Villareal

Q.Autor

SUPER SFIDA ME FRANCËN/ Lorenc Trashi optimist. Poston FOTON me…

Delo.autor

Guri nuk di të ndalet, çon Kukësin në barazim në dhomat e zhveshjes

Q.Autor

Leave a Comment